You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » SHEMBULLI I MILINGONËS – MËSIME JETE

SHEMBULLI I MILINGONËS – MËSIME JETE

Përktheu: Lorena, Stroka, Roehampton University, UK

Jim Rohn

Gjatë karrierës sime, u kam mësuar fëmijëve filozofinë e milingonës. Mendoj se të gjithë ne duhet të studiojmë milingonat. Kanë një filozofi të mrekullueshme që mund të përmblidhet në katër pjesë:

Pjesa e parë: Milingonat nuk dorëhiqen. Kur drejtohen diku dhe ju mundoheni t’i ndaloni, ato gjejnë rrugë tjetër. Ngjiten lart, zbresin poshtë, vazhdojnë të kërkojnë një shteg të ri. Filozofi e qartë: Mos hiq dorë kurrë së kërkuari një rrugë që do të çojë atje ku do të shkosh.

Së dyti: Milingonat gjatë verës mendojnë për dimrin. S’mund të jeni kaq mendjelehtë sa të besoni se vera do të zgjasë përgjithmonë. Kështu, miliongonat mbledhin ushqimin e dimrit qysh në verë.

Milingonat ngjiten… Një fjalë e urtë thotë: “Mos ndërto shtëpi në rërë”. Pse na duhet kjo këshillë? Sepse është e rëndësishme të mendojmë paraprakisht. Të parashikojmë. Në verë, duhet të mendosh stuhinë. Ndërsa gëzoni rërën dhe diellin duhet të mendoni dhe shkëmbinjtë.

Së treti, gjatë gjithë dimrit milingonat mendojnë për verën. Thonë me vete: “Kjo nuk do të zgjasë shumë”. Së shpejti do të dalim jashtë. Ditën e parë të ngrohtë milingonat dalin jashtë. Kur ribën ftohtë, kthehen në folenë e tyre, duke pritur një tjetër ditë të ngrohtë për të dalë jashtë.

Dhe tani pjesa e fundit e filozofisë së milingonave. Sa ushqim duhet të mbledhë milingona gjatë verës për dimrin? Sa më shumë mundet.

Sa filozofi të mahnitshme kemi para nesh! Filozofinë e milingonës. Mos hiqn dorë kurrë, shikoni përpara, qëndroni pozitivë dhe bëni gjithmonë më të mirën e mundur./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top