You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SERUM ME EFEKTE MAHNITËSE PËR FYTYRË DHE QAFË

SERUM ME EFEKTE MAHNITËSE PËR FYTYRË DHE QAFË

ALBSTROKA-RECETA-LORENA-STROKA-ARTIKULLSHKRUESE-SEKRETE-BUKURIE-SERUM-FYTYRE© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Mirë është të punosh, por jo të kapërcesh kufirin e rezistencave të tua, sepse kështu nuk gëzon as frytin e mundit të bërë. Dy-tre javët e fundit, nuk kam pasur fare kohë të lirë për argëtim. Kur them argëtim, mos mendoni se e kam fjalën për dalje nate (ato s’i bëja as kur nuk kisha detyrimet që kam tani), por, për ndonjë “arratisje” të shkurtër, diku larg qytetit me partnerin tim, i cili më ka premtuar se ka gjetur një vend goxha të këndshëm e të qetë. Tani, përderisa pranova, duhet të përgatitem ashtu si duhet, pasdite kam ndërmend të shkoj për shopping. Eh, të mos më shikojë me të njëjtat rroba përsëri…

Para se të dal (pra, pas 3-4 orësh), do aplikoj serumin natyror me aloe vera dhe çaj të gjelbër që kam përgatitur 1 orë më parë. Është nga ato recetat që nuk kanë nevojë për përshkrim, pasi efektet e saj flasin vetë.

Përbërësit

1 lugë supe çaj të gjelbër

20-25 ml xhel aloe vera

Përgatitja

Në një tas përzieni mirë së bashku dy përbërësit e mësipërm derisa të krijohet një masë homogjene. Pastaj, aplikoni 5-6 pika në lëkurë të pastër (fytyrë dhe qafë) duke bërë masazh të lehtë për rreth 30-45 minuta. Në fund, shpëlahuni me ujë të ftohtë. Për efekte sa më të mira, përsëriteni 3-4 herë në javë./albstroka.com/ Serumi duhet të aplikohet brenda 24 orëve, përndryshe nuk do të jetë njëlloj i efektshëm.

*Serumin në fjalë mund ta aplikojnë dhe meshkujt…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top