You Are Here: Home » Mjekësi » SËMUNDJET QË FSHIHEN PAS FRYRJES SË BARKUT

SËMUNDJET QË FSHIHEN PAS FRYRJES SË BARKUT

Nga Lorena Stroka

Një nga simptomat më të zakonshme që vërehet pas ngrënies është fryrja abdominale! Ndonjëherë mund të jetë për shkak të ndonjë ushqimi të porsa konsumuar, por, pse jo dhe diçka më serioze, sidomos kur simptoma vazhdon t’ju mundojë për një kohë të gjatë!

Sipas specialistëve fryrja e barkut, mund të jetë shenjë paralajmëruese për disa lloje sëmundjesh. Njihuni me disa prej tyre:

Sindroma e zorrëve nervoze

Shkaku kryesor i sindromës në fjalë është çrregullimi i aktivitetit të muskujve të zorrëve. Sindromë e cila në varësi të shkallës së shenjave, mund të klasifikohet në serioze apo më pak serioze. Në çdo rast, bëhet fjalë për një lloj mosfunksioni, që nuk përbën rrezik për shëndetin, por, që simptomat e saj ndikojnë cilësinë e jetës së atyre që vuajnë nga ajo!

Sëmundja e celiakisë

Bëhet fjalë për sëmundjen e sistemit tretës që shkatërron zorrën e hollë dhe pengon përthithjen e përbërësve ushqyesë. Si pasojë e kësaj pacienti ka fryrje barku të shoqëruar me dhimbje!

Është e njohur që personat që vuajnë na sëmundja celiake kanë ndjeshmëri të madhe në glutenë, një proteinë komplekse që gjendet në grurë, elb dhe thekër. Një studim i kryer vetëm pak kohë më parë tregoi se personat me celiaki mund të shfaqin ndjeshmëri të pazakontë dhe në proteina të tjera të gjetura në grurë!

Kanceri ovarian

Kanceri ovarian është cilësuar si “vrasësi i heshtur” dhe jo pa arsye. Ashtu si shumë lloje të tjera të kancerit mund të mos shfaqë simptoma për një kohë të gjatë. Por, dhe kur shfaqen, ato janë  të paqarta dhe të vështira për t’u dalluar, ndonjëherë dhe tepër ngatërruese, pasi janë të ngjashme me simptomat e sëmundjeve të tjera!

Një nga shenjat më të zakonshme të kancerit ovarian është fryrja e barkut dhe gazrat! Simptomë e cila shoqërohet nga kapsllëku, dhimbjet e legenit, urinimi i shpeshtë, humbja e oreksit, dhimbjet gjatë marrëdhënieve seksuale, lodhja etj., etj./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top