You Are Here: Home » Mjekësi » Sëmundjet infektive pas të 45-ve

Sëmundjet infektive pas të 45-ve

Shkroi: Leonard Alikadriu

Ekspertët Britanikë rekomandojë burrat dhe gratë mbi 45 vjeç të mos harrojnë përdorimin e prezervativit/kondomit. Konstatimet e deritanishme shkaktojnë kokëdhembje. Përhapja e rrufeshme e sëmundjeve seksualisht të transmetuesme mes tyre është diçka më shumë se shqetësuese. Ekspertët e atribuojnë këtë gjetje kryesisht te numri i lartë i divorceve, të cilat në mënyrë të pashmangshme perforcojnë dëshirën e të moshuarve të kërkojnë satisfaksion (kënaqësi) seksual përkrah të rinjve, biles duke mos marrë asnjë masë protektive (mbrojtëse). Sipas revistës Student BMJ dekadën e fundit u vur re dyfishimi i rasteve të klamidias në moshat mbi 45 vjeç, ndërsa u katërfishuan ato të sifilisit që pothuaj ishin zhdukur para 10 vjetësh.

Gjithashtu, 1 në 5 të rritur që janë duke  u trajtuar për AIDS është mbi 50 vjeç, shifër e dyfishtë krahasuar me 10 vjet më parë. Madje, rritja e më e madhe e të infektuarëve me HIV vërehet te pensionistët (!).

Konkludimet e tyre kanë rezultuar nga një sërë analizash të kryera në Britani, SHBA dhe Kanada për monitorimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në moshat 45 – 64 vjeç. Sipas informacioneve të përgjithshme përfshirë në artikulin e tyre, në moshat 50 – 90 vjeç, 4 në 5 burra dhe gra janë seksualisht aktivë.

Studime të tjera kanë treguar se disa çifte homoseksualësh “shkëmbejnë” partnerë erotikë në party që organizohen herë pas here ose bëjnë seks në grup.

“Fakti që shohim rritje të vazhdueshme në rastet e infektimit me HIV dhe sëmundje të tjera të transmetueshme seksualisht, veçanërisht te moshat e mesme ose të moshura, ndoshta ndodh për shkak se shumë prej tyre në të shkuarën kanë patur marrëdhënie afatgjate, ndërsa tani kërkojnë të dashur të rinj”, deklaroi Dr. Valeri Delpec, shefe në Qendrën Shtetërore për Mbrojtjen e Shëndetit./AlbStroka.com/

© AlbStroka

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top