You Are Here: Home » Mjekësi » SËMUNDJA E RRALLË QË PO SHUAN NJË FSHAT TË TËRË!

SËMUNDJA E RRALLË QË PO SHUAN NJË FSHAT TË TËRË!

Nga Lorena Stroka

Zakonisht kur përballemi me ndonjë foto të frikshme, gjëja e parë që na vjen në mend është: “ja se ç’mund të bëjë photoshop-i!” Të jeni të sigurtë që këtë herë, fotot nuk janë të përpunuara, por mëse të vërteta…

Përmes tyre i qasemi një realiteti të dhimbshëm bashkëkohor, që deri tani mbase dhe injoronim. Të gjithë ata vuajnë nga një sëmundje e rrallë e trashëguar, e njohur shkencërisht si xeroderma pigmentosum. Praktikisht, kjo do të thotë se janë tepër të ndjeshëm ndaj rrezeve ultravjollcë të diellit, fakt që rrit rreziqet për shfaqje të kancerit të lëkurës. Për shkak të sëmundjes, lëkura nuk është në gjendje të korrigjojë dëmtimet e krijuara nga dielli. Të gjitha këto ndodhin në një fshat të Brazilit, ku pjesa më e madhe e banorëve janë bujq të varfër.

“Isha gjithmonë i ekspozuar në diell. Punoja, mbillja, mblidhja oriz dhe kujdesesha për kafshët. Me kalimin e viteve, vëreja se gjendja ime përkeqësohej gjithnjë e më shumë”, thotë njëri prej të sëmurëve në gazetën Daily Mail.

Tashmë, ai nuk mund të punojë më si bujk. Ishte vetëm nëntë vjeç kur u ndesh me shenjat e para të sëmundjes së lëkurës, fillimisht, në formë pikash e vëllimesh të vogla.

Deri tani i është nënshtruar më shumë se pesëdhjetë ndërhyrjeve kirurgjikale për t’i hequr. Nuk shkon askund pa kapelen e tij të madhe, megjithëse dhe ajo nuk i siguron mbrojte të veçantë. Nga 800 banorë gjithësej, 20 prej tyre janë prekur nga sëmundja në fjalë. Shifra e të sëmurëve është gjithnjë e në rritje./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top