You Are Here: Home » Mjekësi » SEKS PA TABU PËR ATEISTËT

SEKS PA TABU PËR ATEISTËT

Nga Lorena Stroka

Sipas një studimi të realizuar nga një ekip shkencëtarësh Amerikanë të Universitetit të Kansas, ata që nuk besojnë në zot ose në asnjë fe në përgjithësi, bëjnë seks… të mrekullueshëm.

Studimi u bazua në 14.500 persona. Midis tyre, ata që besonin më pak ose aspak në zot ishin më të hapur në biseda lidhur me dëshirat, aventurat dhe fantazitë e tyre seksuale.

Sa më shumë fetarë ishin, aq më fajtorë ndiheshin për sjelljen e tyre seksuale, pavarësisht se në shtrat bënin pothuaje të gjitha ato që bënin dhe… ATEISTËT! (Sa fetarë besnikë!).

Për sa i përket vlerësimit, nëse supozojmë  se nota më e lartë do të ishte 10 (dhjeta), Katolikët vlerësoheshin me (6.35) ndërsa Luteranët me (5.90) –  domethënë me një mijë të zeza merrnin “notën kaluese”.

A nuk është qesharake të thuash: “Jam fetar, kryej dhjetëra “anomali”, por në fund të aktit seksual… pendohem?!” Midis burrit dhe gruas nuk duhet të ekzistojë asnjë TABU!

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top