You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETI QË FSHIHET PAS SHKËLQIMIT TË FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

SEKRETI QË FSHIHET PAS SHKËLQIMIT TË FLOKËVE, (EKSKLUZIVE)

sekret-absolut-per-floke-te-mrekullueshme-albstroka-receta-lorena-stroka-blog© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kush ka flokë të bukur, do që t’i ketë përgjatë gjithë jetës së vet, dhe kush nuk i ka, kërkon të gjejë një mënyrë për t’i pasur. Sot, do t’ju zbuloj një tip (sekret), që kurrë më parë nuk e kam përmendur, dhe që kam bindjen se pasi ta mësoni, do thoni: “po pse nuk na e ke thënë më parë?”.

Sa herë që laj flokët, ose më saktë gjatë shpëlarjes së fundit, hedh në flokët e lagura një lëng ushqyes me dy përbërës (të cilin e përgatis disa minuta para se të lahem). Në mënyrë të veçantë, ziej 1 litër ujë dhe 3-4 degëza çaj mali për 4-5 minuta, pastaj shtoj në të dhe 3-4 lugë gjelle vaj esencial rozmarinë. Në vazhdim, e kulloj, dhe e përdor vetëm gjatë procesit të shpëlarjes.

Çaji i gjelbër përmban alkalode të kafeinës, acid tanik dhe propionik. Ka veti aromatike, steptike, tonike dhe në kombinim me vajin esencial të rozmarinës ka efekt shkëlqyes, forcues dhe mirëbërës.

Çaji i gelbër përdoret dhe në industrinë e kozmetikës për prodhimin e kremrave dhe produkteve të tjera me veti qetësuese, zbutëse dhe antirrudhë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top