You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Sekrete për të zgjatur flokët në kohë rekord (ekskluzive)

Sekrete për të zgjatur flokët në kohë rekord (ekskluzive)

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në mos jo të gjitha, një pjesë shumë e madhe e femrave dëshiron të ketë flokë të gjatë dhe të shëndetshëm. Mirëpo faktorët gjenetikë, kequshqyerja, moskujdesja, duhanpirja, etj., etj., shpesh herë, nuk i lejojnë ta bëjnë realitet këtë dëshirë. Më poshtë, po ju zbuloj disa tips (sekrete), që do t’ju ndihmojnë në zgjatjen e shëndetshme dhe natyrale të tyre. Unë flokët i pres çdo 30 ditë, dhe jo 2 apo 3 cm, por të paktën 5 cm. Dhe prapë së prapë, më rriten shumë shpejt, sepse ndjek metodat e mëposhtme.

lorena_stroka_foto_biografia_biography_wikipedia_albstroka_facebookËshtë e vërtetë që një maskë mund të zgjasë flokët?

Një maskë e mirë është ajo që përmban avokado dhe vaj kokosi. Në mënyrë të veçantë, përzieni 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle vaj koksi dhe gjysmë avokado (pure). Në vazhdim, aplikojeni në flokët tuaj dhe lereni të veprojë për rreth 30 minuta. Për rezultate më të shpejta, aplikojeni 1 herë në javë.

Sa e dobishme është patatja për flokët?

Sado e pabesueshme që t’ju duket ajo mund të zgjasë dhe ushqejë flokët tuaj më shpejt se çdo produkt tjetër. Merrni 2-3 patate në madhësi mesatare dhe vërini të ziejnë për rreth 40 minuta. Në vazhdim, nxirrini nga tenxherja dhe me lëngun e tyre (pasi të jetë ftohur), lagni flokët. Pastaj, lahuni si zakonisht.

Mënyra më e lehtë, më e njohur dhe sigurisht më e lirë…

Nuk besoj të ketë femër që të mos ta ketë provuar qoftë dhe një herë. Këtë e bënte akoma dhe gjyshja ime, që po të rronte do të 100 vjeçe tani. Ngrohni pak vaj ulliri dhe aplikojeni nga mesi i flokëve dhe poshtë (jo në rrënjë se krijon yndyrnë). Lereni të veprojë për rreth 2-3 orë dhe pastaj lahuni si zakonisht./AlbStroka.com/

 If you have any questions or concerns, please don’t hesitate to contact me…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top