You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SEKRETE BUKURIA NGA… LINDJA

SEKRETE BUKURIA NGA… LINDJA

albstroka-blog-receta-bukurie-nga-lindja-keshilla-sekrete-bukurie-nga-LORENA-STROKA-FACEBOOK© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Femrat lindore shquhen për sekretet e tyre të bukurisë. Falë përzgjedhjes së kujdesshme të përbërësve me veti të dobishme, arrijnë të bëhen më të bukura në mënyrë krejt natyrale.

AKAR-FASSI-LORENA-STROKA-ALBSTROKA-BLOGS’është e thënë të shkoni në Lindje, për t’u ngjarë sado pak atyre, mjafton të blini filtrat e mëposhtëm magjikë në ndonjë prej dyqaneve me produkte lindore…

Këna: Është pluhur i përbërë nga gjethet e një peme të vogël. Në Indi mendohet se të mbron nga syri keq. Mund ta përdorni për lyerjen e flokëve, pa i rënduar. Ndërkohë që gjethet e gjelbëra të saj kontribuojnë në heqjen e shenjave të puçrrave, në zhdukjen e zbokthit, por, dhe në zbutjen e lëkurës nga djegiet e diellit.SOUEK-ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-FACEBOOK-FOTO

Sapun i zi: Bëhet fjalë për një sapun të trashë me ngjyrë të errët dhe tejet kremoz, i cili është ideal për pastrimin e thellë të lëkurës. Thjesht duhet shmangur përdorimi i përditshëm i tij, pasi mund të largojë yndyrën natyrale të lëkurës.

Akar Fassi: Është një lloj argjili në formë pluhuri që ngjyrosë mrekullisht buzët e femrave, duke theksuar akoma më shumë ngjyrën natyrale. Mjafton të lagni pak gishtin, ta lyeni në të, dhe pastaj ta aplikoni në buzët tuaj. Do ta adhuroni!

Souek: Merret nga lëvorja e arrës së kokosit dhe është mëse i njohur për zbardhjen e dhëmbëve. Mund të jetë pak i vështirë për t’u gjetur, por, nëse ia dilni, të jeni të sigurtë se nuk keni për të hequr kurrë dorë prej tij./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top