You Are Here: Home » Gnomonologji » …se dhembjet e botës s’kanë të sosur – SHOPENHAUER

…se dhembjet e botës s’kanë të sosur – SHOPENHAUER

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Shopenhauer

Në pleqëri pasionet dhe epshet shuhen njëra pas tjetrës, ashtu si sendet humbasin vlerën e tyre të dikurshme. Ndjeshmëria zbutet, fuqia e imagjinatës dobësohet gjithnjë e më shumë, pamjet zbehen, përshtypjet nuk ndërlidhen më me ndërgjegjen, por, shpërbëhen pa lënë asnjë gjurmë, ditët rrjedhin si ujë, asgjë nuk të zgjon më interes, gjithçka në jetë humb ngjyrën e vet./AlbStroka.com/

Nën peshën e viteve, njeriu nuk ecën, por, thjesht struket në një qoshe për të pushuar, duke i bërë vetes hije, tashmë mbetur fantazmë e atij që ish dikur, derisa vjen vdekja. Çfarë i mbetet për të vrarë? Një ditë, dremitja shndërrohet në gjumë të thellë, dhe ëndrrat e tij…/AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top