You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SCRUB FYTYRE KUNDËR AKNEVE DHE SHENJAVE TË TYRE

SCRUB FYTYRE KUNDËR AKNEVE DHE SHENJAVE TË TYRE

albstroka-blog-facebook-scrub-kunder-akneve-dhe-shenjave-te-lekures-sekrete-bukurie-receta-nga-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-perkthyese© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Shpesh të shtyra nga dëshira për të shpëtuar një orë e më parë nga prania e akneve  antiestetike, nuk ngurojmë t’i shtydhim ato. Një veprim i pamenduar mirë, të cilin me kalimin e kohës e paguajmë shtrenjtë. Akoma dhe nëse zhduken, në fytyrë mbeten mjaft shenja në formë gropëzash, të cilat nëse nuk mbulohen me grim, zor se guxon të dalësh jashtë ashtu.

Krahas, përdorimit të përditshëm të lëngut aloe vera, vitaminës E dhe vajit të bajames mbi pjesët problematike, ka dhe mjaft mënyra të tjera me efekt përmirësues, për shembull, maskat-scrub. Ja hidhini një sy recetës së mëposhtme:

Përbërësit

25 gr ujë mineral

2 lugë e gjysmë gjelle bollgur organik

1 kokërr qepë të qëruar

1 lugë çaj mjaltë trumze ose pakëz argjil të gjelbër

Përgatitja

Fillimisht zieni në një tenxhere për rreth 5 minuta bollgurin. Në vazhdim grini qepën, derisa të bëhet tip pureje. Pastaj bashkojini të dy përbërësit bashkë (ndërsa janë ende të ngrohtë), derisa të krijohet një masë e trashë. Në rast se masa është më tepër e ngurtë se ç’duhet, shtoni në të pakëz mjaltë ose argjil, derisa të marrë formën që ju doni. Mandej aplikojeni në fytyrë dhe lereni të veprojë rreth 15 minuta.

Në bazë të masave të dhëna më sipër, përzierja mjafton dhe për 6 scrub-e të tjera. Është në dorën tuaj të vendosni nëse do ta përgatisni çdo herë të freskët apo do ta ruani në frigorifer.

*Mbani mend: para se ta përhapni në fytyrë provojeni më parë në dorë, pas ka të ngjarë të jeni alergjike në ndonjërin prej përbërësve të përzierjes.

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top