You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » SAPUN NË KUSHTE SHTËPIE, VETËM PËR FYTYRË (ekskluzive)

SAPUN NË KUSHTE SHTËPIE, VETËM PËR FYTYRË (ekskluzive)

© Lorena Stroka

Përshëndetje përsëri…

Ditë më parë, ju kisha postuar recetën e një sapuni për luftimin e puçrrave, celulitit dhe zbokthit, ndërsa sot po ju zbuloj përbërësit e një tjetër sapuni që mund ta përgatisni fare lehtë. Është i përshtatshëm për të gjitha ju që jeni mosbesuese ndaj produkteve të tregut (njëra prej tyre jam dhe UNË).

Përbërësit

260 gr vaj palme

150 gr vaj kokosi

70 gr gjalp

30 gr vaj kastori

440 gr vaj ulliri

50 gr vaj avokado

 

133 gr sodë kaustike

180 gr ujë

 

140 gr lëng të freskët karote

12 gr vaj esencial livando

12 gr vaj esencial barbarozë

Udhëzime

- Tretni sodën në 180 gr ujë.

- Shkrini gjalpin, pastaj shtoni vajrat e lëngshme.

- Lerini të ftohen (sodën e tretur dhe gjalpin me vajrat). Sapo të dyja përzierjet të jenë rreth 45%, hidhni sodën e tretur te vajrat dhe trazojini mirë.

- Ngrohni pak lëngun e karotës dhe përziejeni bashkë me masën e mësipërme.

- Në fund, shtoni vajrat esenciale (që ju doni) dhe shpërndajeni (masën e homogjenizuar) në kallëpe./albstroka.com/

Sekrete shtesë:

Për lëkura të yndyrshme përdorni këto vajra esenciale: VAJ PEMË ÇAJI, VAJ LIMONI, LIVANDOJE.

Për lëkura të thata përdorni: VAJ YLANG-YLANG, VAJ TRËNDAFILI, VAJ KARAFILI, SANDALWOOD.

Për lëkura të ndjeshme dhe normale përdorni: VAJ GERANIUMI, VAJ PALMAROZE, VAJ KAMOMILI.

* KUJDES në përdorimin e përbërësve të mësipërm. Nuk duhen përdorur vend pa vend dhe me hamendësira, për gjithçka nevojitet MASË.

Shihemi pas pak…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top