You Are Here: Home » Mjekësi » SA ORË DUHET TË FLENË MESHKUJT DHE PSE?

SA ORË DUHET TË FLENË MESHKUJT DHE PSE?

albstroka-blog-lorena_stroka_shkrimtare_gazetare_sa_ore_duhet_te_flene_meshkujt_dhe_pseNga Lorena Stroka

Sipas një studimi të ri amerikan, burrat që zakonisht flenë pak, ose shumë orë, kanë më shumë gjasa të përballen me probleme pjellorie. Kohëzgjatja ideale e gjumit, të paktën sa i përket fertilitetit, duhet të jetë shtatë deri në tetë orë në natë.

Studiuesit, e udhëhequr nga profesorja e epidemiologjisë, Lauren Wise, të cilët bënë njoftimin relativ në takimin vjetor, analizuan të dhënat e 790 çifteve, që përpiqeshin të bënin fëmijë.

Aty u gjet se gjumi i reduktuar (më pak se gjashtë orë), sikurse dhe ai i tepërt (mbi nëntë orë) shkakton 42% rënie pjellorie në krahasim me ata që flinin 8 orë.

Arsyeja është e natyrës hormonale dhe ka të bëjë me efektin e gjumit te vlerat e testosteronit, i cili njihet si një hormon i rëndësishëm për riprodhimin te meshkujt, dhe që prodhohet kryesisht gjatë gjumit të natës./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top