You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » SA NGRERJE ËSHTË NORMALE QË MASHKULLI TË KETË NË DITË?

SA NGRERJE ËSHTË NORMALE QË MASHKULLI TË KETË NË DITË?

Nga Lorena Stroka

albstroka-seksologji-keshilla-nga-lorena-strokaNormalisht, mashkulli duhet të ketë 11 ngrerje gjatë ditës, dhe së paku 1-2 gjatë natës. Po a është e mundur që kjo të ndodhë përditë? Sipas seksologëve, mungesa e nxitësve seksualë (veshje provokative, shkrime me përmbajtje erotike, foto nudo) mund të reduktojë ndjeshëm numrin e erekcioneve të përmendura më sipër. Nga ana tjetër, ka dhe meshkuj të tjerë, që ia dalin në çdo kohë, pavarësisht personit që kanë përballë apo mjedisit ku ata ndodhen.

Për shembull, shumë meshkuj zgjohen me ngrerje penile, e cila zakonisht është e katërta apo e pesta në rradhë. Secila prej tyre zgjatë 25-30 minuta.

Disa studiues besojnë se erekcionet e natës janë një mënyrë e mirë për ruajtjen e fleksibilitetit të indeve penile.

Një tjetër lloj ngrerjeje që nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me seksin, është ajo reflektive, e cila mund të ndodhë kur mashkulli është i shqetësuar, i frikësuar, i zemëruar ose nën një presion të madh psikologjik. Gjithashtu, mund të shkaktohet nga prostata e zgjeruar, substancat e marra psikotrope ose nevoja për urinim.

Ngrerjet reflektive ndeshen më shpesh tek moshat e reja se sa të vjetra. Shumë adoleshentëve u vjen turp, sidomos kur u ndodh në momente të papërshtatshme, ndaj dhe mundohen ta fshehin.

Në këtë pikë ia vlen të theksohet se ngrerjet e këtij lloji janë pjesë normale e zhvillimit të tyre dhe se nuk duhen parë me ndrydhje apo ndjesi sikleti… Tek e fundit, ky është një privilegj që gëzojnë vetëm moshat e reja, pasi me kalimin e viteve, shpeshtësia e ngrerjeve reflektive ulet ndjeshëm!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top