You Are Here: Home » MITOLOGJI » Greke » SA LLOJE SHPIRTRASH KA (I)?

SA LLOJE SHPIRTRASH KA (I)?

Nga Lorena Stroka

Infeksioni i shpirtit

Iamblichus tha se realiteti nuk është një-dimensional por ka shumë nivele të ndërmjetme të krijuara nga rrjedha e njëri-tjetrit, paralelisht me tre hipostazat kryesore, “Εν- Νους- Ψυχή” që përcaktoi Platoni për krijimin e universit.

Iamblichus konfrontoi materien duke thënë se është infeksion i përhershëm prej saj dhe se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga ajo. Megjithatë, roli i materies në krijimin e botës së ndjeshme ishte pozitiv. Vetë materia nuk ka asnjë lloj forme, është plotësisht e privuar dhe e errët. Me hyrjen e Shpirtit, masa e paformë e materies u evolua në botën e ndjeshme të gjërave. Shpirti lëvizi forcat e botës Jugore në zonën e materies, dhe në bazë të tyre u krijua bota e ndjeshme.

Tre lloje shpirtrash

Për Iamblichusin ka tre lloje shpirtrash. Shpirtrat e pastër, ata që erdhën me procesin e rrjedhës. Këta shpirtra kur ndiejnë nevojën për të zbritur në nivel të materies hyjnë në trupa përkatës, për të ndihmuar me praninë e tyre shpirtrat e tjerë më të ulët. Dy kategoritë e tjera të shpirtrave vuajnë për shkak të bashkimit me materien dhe infektimit që ajo u krijon. Këta shpirtra vijnë në zonën e materies sepse kanë nevojë për t’u ushtruar dhe përmirësuar, ose se kanë kryer mëkate në të shkuarën dhe rivijnë në jetë për t’u vënë në provë dhe për t’u ndëshkuar.

Kthimi

Që të tre llojet e shpirtrave kanë arsyet e veta për të zbritur në materie, por vetëm shpirtrat e pastër vendosin lirshëm dhe pa nxitim që të zbresin aty. Megjithatë, në çdo rast, shpirtrat mund të rikthehen në mbretërinë e mendjes dhe prej andej t’i drejtohen Zotit. Iamblichus mendonte se udhëtimi i kthimit nuk mund të realizohet me forcat e tyre mendore, siç thoshte Plotini, Porfiri, por me theurgi.

Dallimet

Plotini dhe Porfiri argumentuan se shpirti vjen në trup vetëm me një pjesë të tij, ndërsa Iamblichusi besonte se shpirti hyn në trup i plotë/Albstroka/… (vijon)

© Shkëputur nga libri – “MITOLOGJIA, FILOZOFËT DHE POETËT E LASHTË GREKË (I)”

 

Copyright © 2008-2018 AlbStroka.com

Scroll to top