You Are Here: Home » Kuriozitete » Rrjedhë gjigande!

Rrjedhë gjigande!

Nga Lorena Stroka

Ekipi i studiuesve nga Australia dhe Japonia zbuloi një rrjedhë gjigande (detare) që ndodhet thellë në ujërat e Antarktidës. Volumi i saj është 40 herë më i madh se ai i ujërave të Amazonës dhe degëzimeve të tij… “Pak kohë më parë kishim lokalizuar ekzistencën e saj por duhet që të konstatonim sa madhësinë  po aq dhe rolin që luan në mekanizmën e formimit të klimës. Siç u vërtetua, rrjedha me të vërtetë ndikon pozitivisht në mekanizëm”, deklaroi në agjencinë Reuters, Stiv Rindul, anëtar i ekipit hulumtues. Rrjedha në fjalë, lëvizë në 3 km thellësi, me shpejtësi mesatare 20 cm për sekondë duke  transportuar kështu 12 milionë kub ujë për sekondë. Sipas hulumtuesve, bëhet fjalë për lëvizjen më të shpejtë të ujërave që është regjistruar ndonjëherë në thellësi të tillë.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top