You Are Here: Home » Mjekësi » Andrologji » Ç’RREZIQE FSHEH MADHËSIA E TESTIKUJVE?

Ç’RREZIQE FSHEH MADHËSIA E TESTIKUJVE?

Nga Lorena Stroka

Sipas hulumtimeve më të fundit, është vërejtur se meshkujt me testikuj të mëdhenj rrezikojnë të shfaqin sëmundje koronare të zemrës. Gjithashtu, ka gjasa të shtrohen më shpesh në spital, të jenë më të trashë, të konsumojnë më shumë pije alkoolike si dhe të kenë presion më të lartë gjaku.

Hulumtuesit nga “Universiteti i Firencës”, të cilët kryen studimin, kanë gjetur se madhësia e e testikujve është tregues shëndeti dhe se ndoshta mund të parashikojë rrezikun kardiovaskular.

Gjithsesi, në artikullin e tyre të botuar në “Rishikimi i Mjekësisë Seksuale”, (JSM), nuk qartësohet se cila madhësi testikujsh përbën rrezik serioz.

Megjithëse madhësia e testikujve cilësohet tregues i aftësisë riprodhuese, ky parametër objektiv mund të japë më shumë të dhëna për gjendjen e përgjithshme të shëndetit, përfshirë këtu dhe rrezikun kardiovaskular.

Studimi u krye në 2089 meshkuj nga 38-64 vjeç, të cilët kishin kontaktuar klinikat e shëndetit seksual. Hulumtesit pasi raportuan madhësinë e testikujve bashkë me nivelet e hormoneve të ndryshme në gjakun e tyre i monitoruan për 7 vjet rresht.

Siç vërejtën, ata që kishin testikuj më të mëdhenj, kishin më shumë gjasa për të zhvilluar probleme kardiake gjatë studimit. Shqyrtimi i të dhënave tregoi se këta meshkuj kishin nivele të larta të hormonit Luteinzing (LH), i cili megjithëse ndikon madhësinë  e testikujve, përbën faktor i pavarur rreziku për sëmundjet koronare të zemrës.

Hulumtuesit u befasuan me gjetjet e reja, pasi studimet e mëparshme kishin treguar se burrat me testikuj të mëdhenj janë më prodhimtarë se të tjerët – fakt që përgjithësisht shihet si shenjë e shëndetit të mirë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top