You Are Here: Home » Kuriozitete » Romani që nuk përmban… shkronjën E!

Romani që nuk përmban… shkronjën E!

Nga Lorena Stroka

Në vitin 1939 shkrimtari Amerikan Ernest Vincent botoi romanin “Gadsby“, me 50. 110 fjalë, dhe 258 faqe pa përdorur fare shkronjën E, që në anglisht është shumë e përdorur. Madje, thuhet se kishte hequr nga makina e shkrimit kapakun e tastit E për të shkruar më lehtë. Vepra u shkrua brenda 165 ditëve dhe përbën një lloj “mungesëshkronje” që në terminologjinë gjuhësore do të thotë:  “tekst nga i cili mungon krejtësisht një shkronjë alfabeti”.

Kjo mënyrë e të shkruarit i ka rrënjët e saj në përpjekjen e shumë shkrimtarëve për t’u marrë me diçka të vështirë e të panatyrshme, përtej shkrimit të një vepre që padiskutim ka shumë punë. Problemi më i madh për të shkruar diçka të tillë qëndron në faktin se shkrimtarit i duhet të sajojë fjalë, të zëvendësojë të përbashkëtat me të tjera, të parafrazojë etj. Megjithatë rezultati mbetet impresionues!

Më poshtë mund të lexoni një fragment nga libri në fjalë:

«If youth, throughout all history, had had a champion to stand up for it; to show a doubting world that a child can think; and, possibly, do it practically; you wouldn’t constantly run across folks today who claim that “a child don’t know anything»…

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top