You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » RËNKIME DHE TË BËRTITURA PËR ORGAZMA TË FUQISHME…

RËNKIME DHE TË BËRTITURA PËR ORGAZMA TË FUQISHME…

Nga Lorena Stroka

Seks në heshtje nuk bëhet ose më saktë dhe kur bëhet nuk të shijon aq sa duhet. Raporti bëhet më mekanik, më i parashikueshëm, më i ftohtë, më tipik, thuajse bajat. Dhe kur seksi nuk të ofron kënaqësinë e shumëpritur është më mirë të mos kryhet fare. Pra, kontakti nuk duhet parë si detyrim, por si kënaqësi e dyanshme.

Prirja e re i inkurajon çiftet të bërtasin me zë të lartë në qoftë se duan të kenë një jetë më të mirë seksuale të çliruar nga tabutë dhe shqetësimet e tjera që mund të hijezojnë kontaktet erotike.

Studimi i kryer në Universitetin e Leeds, dëshmoi se ka një korrelacion direkt midis kënaqësisë dhe shprehjes intensive të saj. Për shembull, çiftet që i dëgjon gjithë lagjia nuk shtiren për të bërë figurë, thjesht kënaqen më shumë kur rënkojnë dhe bërtasin fort.

Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit u kërkuan grave të anketuara të regjistronin zhurmat që bënin gjatë marrëdhënieve seksuale.

Edhe pse 2 në 3 gra pranuan se shpesh herë e teprojnë në të bërtitura me qëllim që të ndihmojnë partnerët të arrijnë më shpejt në orgazmë, 71% e tyre deklaroi se rënkojnë vërtet.

Nga ana tjetër, edhe burrat nuk ngurojnë të pranojnë se kënaqen më shumë kur partnerja rënkon gjatë. Sipas studimit të botuar në Arkivat e Sjelljes Seksuale, 92% e të anketuarëve beson se të bërtiturat gjatë seksit ngrenë psikologjinë e partnerit, ndërsa 87% e tyre janë të zhurmshëm pikërisht për këtë arsye.

Sipas të njëjtit studim gratë ndiejnë kënaqësi më të madhe kur partneri i tyre erotik shpreh me zë të lartë kënaqësinë e vet.

Gjithashtu ka dhe një shpjegim shkencor lidhur me ndërtimin e gjinisë femërore. Fakti që mbaresat nervore përreth klitorit janë më të theksuara se ato në zonën përreth penisit të mashkullit, i bën femrat të përjetojnë orgazma të shumëfishta e të fuqishme./AlbStroka.com/

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top