You Are Here: Home » Mjekësi » RECETË NATYRALE PËR HEQJEN E GURËVE NË VESHKA

RECETË NATYRALE PËR HEQJEN E GURËVE NË VESHKA

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-si-te-hini-guret-ne-veshka-shendetësi-receta-kura-populloreNga Lorena Stroka

Sot gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka, problem i cili shkaktohet kryesisht nga uji dhe ushqimet që konsumojmë. Më të shumtën e herëve, gurët në veshka apo fshikëzën e urinës shkaktojnë dhimbje të padurueshme, madje për periudha të gjata kohore. Më poshtë, po ju paraqes një recetë popullore (natyrale) që e përgatiste gjyshja ime për heqjen e gurëve dhe rikthimin e shëndetit në gjendjen e mëparshme.

Përbërësit

250 gr mjaltë

250 gr rrënjë majdanozi

250 gr vaj ulliri

250 gr meli (proteina bimore)

250 gr limona (bashkë me lëvoren)

Përgatitja

Fillimisht, lani me ujë të bollshëm limonat dhe rrënjët e majdanozit, pastaj prijini në copa të vogla dhe vendosini në makinën grirëse, derisa të krijohet një masë homogjene, mandej shtoni mjaltin, vajin e ullirit, millets dhe rrihini përsëri së bashku. Në vazhdim, hidheni në një vazo prej qelqi të sterilizuar dhe ruajeni në derën e frigoriferit.

Nga përzierja e mësipërme hani një lugë në mëngjes (esëll) dhe darkë. Për efekte sa më të mira, mos harroni të konsumoni 2 litra ujë në ditë./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top