You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETË “MAGJIKE” PËR LUFTIMIN E PLAKJES ENDOGJENE DHE EKZOGJENE

RECETË “MAGJIKE” PËR LUFTIMIN E PLAKJES ENDOGJENE DHE EKZOGJENE

recete-magjike-per-luftimin-e-plakjes-endogjene-dhe-ekzogjene-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-gjithçka-mbi-femrat© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Plakja e lëkurës shkaktohet nga dy lloje faktorësh: endogjenë dhe ekzogjenë. Plakja endogjene (e brendshme), vjen si pasojë e kalimit të viteve. Ndërsa plakja ekzogjene (e jashtme), provokohet kryesisht nga qëndrimi I tejzgjatur në diell, por, dhe kequshqyerja, duhanpirja, alkooli, substancat kimike, lënia pas dore e lëkurës etj., etj.

Ushqyerja e shëndetshme, e pasur me vitamina dhe vlera të tjera ushqyese kontribuon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Në qoftë se qelizat tona nuk ushqehen si duhet, nuk mund të sintetizojnë kolagjen dhe elastin, elemente të domosdoshme për pamjen rinore të lëkurës.

Krahas ushqyerjes së ekuilibruar, duhet të përmirësojmë dhe llojin e përkujdesjes së lëkurës… Me pak fjalë, të provojmë kombinime të reja përbërësish antirrudhë për efekte sa më të mira.

Receta e ditës së sotme është zgjidhja më bindëse në luftimin e plakjes endogjene dhe ekzogjene njëkohësisht. Riparon linjat e fytyrës (varjet e mundshme), pastron lëkurën në thellësi dhe zbutë dukshëm shenjat e plakjes.

Përbërësit

2 lugë gjelle argjil i bardhë

1 lugë gjelle miell misri

1 e bardhë veze

1 pikë vaj kamomil

Përgatitja

Vendosni të gjithë përbërësit në një tas të thellë dhe përziejini mirë së bashku, derisa e bardha e vezës të shpërbëhet plotësisht e të inkorporohet me përbërësit e tjerë. Në vijim, përhapeni në lëkurë të pastër e të thatë. Në qoftë se përzierja është më e ngurtë se ç’duhet, hollojeni me pakëz lëng kamomili. Lereni të veprojë për disa minuta (domethënë derisa të thahet) dhe pastaj shpëlahuni me ujë të vakët./albstroka.com/

*Megjithëse përzierja mund të rezistojë rreth 5 ditë në frigorifer, do t’ju këshilloja që çdo herë ta përgatisnit të freskët. Gjithashtu, mos harroni që para se ta aplikoni në fytyrë, provojeni më parë në pjesën e brendshme të dorës (te kyçi). Vetëm kështu do të shmangni çdo mundësi alergjie./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top