You Are Here: Home » Mjekësi » RECETA POPULLORE QË GARANTON HEQJEN E GUNGAVE TË LËKURËS

RECETA POPULLORE QË GARANTON HEQJEN E GUNGAVE TË LËKURËS

si-te-hiqni-gungat-e-lekures-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-shkrimtare-gazetare-receta-perkthyese-wikipedia-biografiaNga Lorena Stroka

Gungat e lëkurës zakonisht shfaqen në qafë, shpinë, gjoks, sqetulla dhe duar. Thelbësisht, bëhet fjalë për disa masa yndyrore, të cilat megjithëse nuk përbëjnë rrezik serioz për shëndetin, mirë është që të hiqen prej trupit. Deri më sot, specialistët ende nuk kanë arritur të zbulojnë të gjitha shkaqet që përgjegjësohen për shfaqen e këtyre gungave, gjithsesi besojnë se faktori gjenetik është padyshim njëri prej tyre.

Disa prej metodave më të njohura që ndiqen për eleminimin e masave yndyrore në fjalë janë: teknologjia e avancuar e laser-it dhe ndërhyrjet kirurgjikale. Megjithatë, krahas këtyre, dermatologët këshillojnë dhe përgatitjen e disa recetave organike, të cilat kanë rezultuar mëse të efektshme për trajtimin e tyre. Në mënyrë të veçantë:

Miell dhe mjaltë

Në një tas përzieni mirë së bashku pak miell dhe mjaltë, derisa të krijohet një masë e trashë. Në vijim, përhapeni sipër gungës, (përzierja duhet të ketë një dendësi prej 0.5-1 cm³) dhe mbulojeni me një fashë të gjerë, me qëllim që të mos derdhet anash. Përzierjen duhet ta mbani mbi gungë 36 orë rresht, pastaj, hiqeni dhe përgatisni një të re. Përsërisni të njëjtën metodë edhe 6-7 herë të tjera. Pas përfundimit të terapisë, do të vëreni se masat yndyrore kanë filluar të zhduken, madje në mënyrë krejt natyrale./albstroka.com/

*Mbani mend: mjalti duhet të jetë 100% i pastër, pa përzierje të tjera, sikurse dhe mielli i grurit.

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top