You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA NATYRALE PËR ZHDUKJEN E CELULITIT

RECETA NATYRALE PËR ZHDUKJEN E CELULITIT

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Sa më shumë afrohet vera, aq më tepër na zë paniku ne femrave… Sado trupa të mirë të kemi, përsëri gjejmë diçka që s’na pëlqen… Dhe çuditërisht të gjitha përqëndrohemi tek i njëjti “defekt”… te celuliti. Vajza, mos u merakosni fare për të, nuk ka femër në botë që të mos ketë qoftë dhe pak… Më poshtë po ju zbuloj disa mënyra se si të shpëto(ni/jmë) të gjitha bashkë nga celuliti i bezdisshëm… (by the way… meshkujt s’u japin rëndësi fare “defekteve” të tilla, ne vetë i bëjmë tragjike, por anyway…)

Maskë me vajra agrumesh

Vajrat e agrumeve janë mëse ndihmuese për cilësinë dhe shëndetin e mirë të lëkurës. Në një tas shtoni 3-4 lugë gjelle vaj bajameje, 3 pika vaj portokalleje, 3 pika vaj pergamoto dhe 3 pika vaj calendula-s. Përziejini mirë me njëra-tjetrën, pastaj bëni masazh të lehtë në ato pjesë ku e shikoni të arsyeshme, për shembull, në vithe, kofshë, krahë…

Spa në vaskë me dredhkë…

Një tjetër zgjidhje e mirë për luftimin e celulitit është të qëndroni në vaskë me ujë të ngrohtë për rreth 30 minuta, në të cilën të keni hedhur më parë një grusht dredhka dhe 1 filxhan me uthull. Gjithashtu, gjatë kohës që jeni në vaskë, merrni një sfungjer me pak kripë dhe fërkoni pjesët problematike.

Maskë me kafe

Kokrrat e kafesë janë shumë të dobishme për shëndetin e lëkurës. Merrni pak llumë kafeje (turke), 1 lugë gjelle vaj ulliri ose pak krem trupi dhe përziejini mirë derisa të formohet një masë e trashë. Pastaj përhapeni në pjesët që doni, dhe mbështillini me membranë plastike. Lereni të veprojë për rreth 15 minuta. Pastaj shplahuni me ujë të vakët dhe aplikoni kremin e trupit duke bërë masazh të lehtë me lëvizje rrethore nga lart poshtë.

Maskë me limon, mjaltë dhe kripë…

Për të reduktuar celulitin dhe yndyrnën e lokalizuar do të nevojiteni gjysmë limoni, 5 lugë çaj mjaltë dhe 2 lugë çaj kripë. Përziejini mirë derisa të krijohet një masë e homogjenizuar, dhe në vazhdim aplikojeni në pjesët problematike, (mos harroni të mbështilleni me membranë plastike për 15 minuta). Në fund, lahuni me ujë të vakët. Këtë metodë unë e praktikoj 2 herë në javë, për gjatë gjithë vitit.

Peeling me vaj ulliri

Në një tas shtoni 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 lugë gjelle kripë deti dhe një sasi të vogël kripe të zakonshme, përziejini bashkë, dhe pastaj fërkoni me të pjesët me celulit për rreth 5 minuta. Në fund, shplahui me ujë të ngrohtë./AlbStroka.com/

Në qoftë se bëni pak ushtrim fizik, ushqyerje të ekuilbruar dhe 2 nga maskat e mësipërme në javë, shumë shpejt do të arrini të keni një trup fantastik. Besomëni, të gjithë do t’ju kenë zilinë…

Shihemi në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top