You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » RECETA MË E EFEKTSHME PËR HEQJEN E STRIJAVE

RECETA MË E EFEKTSHME PËR HEQJEN E STRIJAVE

heqje-strijash=keshilla-nga-lorena-stroka© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Në fakt, deri pak kohë më parë, unë besoja se ajo që i shqetësonte femrat më shumë ishte tema e celulitit, mirëpo tani dëgjoj se po aq të bezdisshme ndihen dhe nga prania e strijave (çarjeve të lëkurës).

Për mendimin tim, celuliti është më i keq se strijat, e para, sepse shfaqet në shumë pjesë të trupit njëkohësisht (duket jo vetëm me rroba banje, por, akoma dhe me veshje të ngushta), dhe e dyta, është goxha i vështirë për t’u hequr, (jo i pamundur) ndërsa strijat, nuk shfaqen kudo (përveç rasteve shumë të rralla), dhe e dyta, po të dish t’i trajtosh, kryesisht kur janë ende në fazat e para (ngjyrë rozë/e kuqe), përmirësohen ndjeshëm gati-gati 60-70%.

Një shoqes sime iu shfaqën strija gjatë shtatzënisë (imagjnoni madhësinë e barkut të saj, priste binjakë). Nuk dinte se si të vepronte, gjatë periudhës së shtatzënisë kishte përdorur Simulcium (krem për parandalimin e strijave), por, pa rezultat.

E këshillova të përdorte një recetë në kushte shtëpie (e kam postuar edhe në faqe), brenda 1 viti, arriti të përmirësonte gjendjen deri në 40%. Pastaj, i thashë të provonte dhe një recetë tjetër me vaj hudhre… Efektet e së cilës i vërejti brenda 5-6 javëve të para… Sot, thuajse 2 vjet pas lindjes së fëmijëve të saj, më tha se ndihet krenare për trupin e saj dhe se këtë verë do guxojë të veshë bikinin që aq shumë i kishte munguar.

Hudhra siguron forcim dhe rigjenerim të plotë lëkure, gjithashtu, përmban shumë antioksidantë të fuqishëm, tejet të domosdoshëm për shëndetin e lëkurës sonë në përgjithësi. Pra, të gjitha ju, që për një arsye apo një tjetër nuk arritët të paramdalonit në kohë shfaqjen e strijave, hudhra (definitivisht) do t’ju ndihmojë të shpëtoni prej tyre.

Çfarë të bëni?

Çdo mbremje, para se të shtriheni për të fjetur, bëni dush, pastaj ngrohni/nxehni një sasi të vogël vaj hudhre, jo më shumë se gjysmë luge çaj bashkë me lëngun e 1 vitamine A&E, dhe gjysmë luge vaj ulliri. Pastaj, aplikojeni mbi strija dhe vijoni të bëni masazh (me duar të pastra/ose doreza) për rreth 5-7 minuta. Mos u lani deri të nesërmen në mëngjes, përzierja e vajrave do të veprojë gjatë gjithë natës.

*Po të doni brenda përzierjes së vajrave mund të shtoni dhe pak lëng të freskët hudhre…

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top