You Are Here: Home » Mjekësi » QUMËSHTI I BUBURRECAVE, SUPER-USHQIMI I SË ARDHMES!

QUMËSHTI I BUBURRECAVE, SUPER-USHQIMI I SË ARDHMES!

lorena-stroka-blog-foto-biografiaNga Lorena Stroka

Sipas shkencëtarëve, gjetja e disa kristaleve proteinash të rritura në qendrën e barkut të buburrecave, pritet të jetë “çelësi” për zgjidhjen e problemit të kequshqyerjes së popullsisë globale që është gjithnjë e në rritje.

Edhe pse shumica e buburrecave nuk prodhojnë qumësht, Diploptera punctate, është i vetmi lloj që lindë buburreca të gjallë dhe prodhon diçka të ngjashme me qumështin, një lëng i cili është i pasur me kristale proteinash që ndihmon në rritjen e të vegjëlve.

Ajo që i bëri hulumtuesit të shqyrtonin me rigorozitet çdo detaj të konstatuar, ishte fakti që kristalet e proteinave përmbanin për të njëjtën sasi, tri herë më shumë energji se sa qumështi i buallit (i cili ka më shumë kalori se sa qumështi i zakonshëm.)

Duke qenë se zbulimi i një metode specifike për mjelje buburrecash është absolutisht i pamundur, ekipi shkencor vendosi të gjejë sekuencën e këtyre gjeneve përgjegjëse për prodhimin e kristaleve të proteinave të identifikuara në “qumësht”, për të parë nëse mund të riprodhohen edhe në laborator.

“Kristalet janë si një vakt i plotë, përbajnë proteina, yndyrna dhe sheqerna. Po të shikoni sekuencën e proteinave, do të konstatoni se kanë të gjitha amino acidet thelbësore”, citon njëri prej hulumtueve.

Për më tepër, kërkuesit shpresojnë se në qoftë se pas kërkimeve të kryera, do të arrihet përgatitja me sukses e një produkti të kompletuar, shumë shpejt do ta vënë në dispozicion të popujve që vuajnë nga kequshqyera si shtesë ushqimore./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top