You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » QUMËSHT BAJAME NË KUSHTE SHTËPIE PËR LINJA TË PËRSOSURA TRUPORE

QUMËSHT BAJAME NË KUSHTE SHTËPIE PËR LINJA TË PËRSOSURA TRUPORE

albstroka-blog-maska-receta-keshilla-sekrete-bukurie-lorena-stroka-gazetare-poete-përkthyese-shqiptare© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Javët e fundit shkruaj vetëm natën… Pse kështu? Sepse gjatë ditës, krahas punës sime si përkthyese, por, dhe detyrimeve të tjera si çdo femër tjetër, ndjek dhe një seminar radiofonik… tani se për çfarë do të më ndihmojë kjo në të ardhmen, as vetë s’e di, por, nejse, sa më shumë të dish, aq më mirë është…

Mirëpo, ngaqë, këtu tek mua ora shënon 2:37 e mëngjesit, them të hyj direkt në temë, se përndryshe do të më zërë gjumi mbi tastjerë…

Qumështi i bajames është një burim alternativ i marrjes së vlerave ushqyese, për të gjithë ata që nuk duan të pijnë qumësht me prejardhje shtazore (lope, deleje, dhije etj.). Përbën burim i rëndësishëm kalciumi dhe tretet shumë lehtë. Konsumi i përditshëm i tij është vërejtur se ndihmon në përsosjen e linjave trupore, sidomos pas lindjes… por, dhe në ruajtjen e peshës normale…

Çfarë do të nevojiteni për përgatitjen e qumështit në fjalë?

1 filxhan bajame (mundësisht organike)

2-3 filxhanë me ujë (varet sa i trashë doni të jetë qumështi)

1 enë (mesatare) me ujë (për zbutjen e bajameve)

1 lugë gjelle mjaltë ose melasë

Përgatitja

Si fillim, hidhni bajamet në një enë me ujë që të zbuten për rreth 8-10 orë. Në vazhdim, vendosini (bajamet) në makinën grirëse (blender) bashkë me mjaltin dhe 2-3 filxhanët me ujë (varet nga trashësia e qumështit që ju doni). Pastaj kullojeni dhe qumështin e mbledhur ruajeni në një vazo prej qelqi në frigorifer për 48 orë. Konsumojeni, çdo mëngjes, para se të filloni angazhimet e ditës…

*240 ml qumësht bajameje përmban vetëm 30-40 kalori, 2.5-3 gr yndyrë, 1 gr proteinë, 1 gr fibra bimore dhe shumë vitamina e minerale të dobishme për trupin.

Qumështi i bajames përmban yndyrna të pangopura që ndihmojnë në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Nuk ka yndyrna të ngopura, kolesterol apo laktozë.

Gjithashtu, përmban nivele të larta mangani, seleni dhe vitamine E. Mangani luan rol të rëndësishëm në aktivizimin e enzimave të trupit. Vitamina E mbron membranat qelizore duke shkatërruar radikalet e lira që shkaktojnë dëmtime. Ndërsa kaliumi kontribuon në ruajtjen e presionit të gjakut./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e radhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top