You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » QOSHJA E GJYSHIT – TOLSTOI

QOSHJA E GJYSHIT – TOLSTOI

Përktheu: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

Tolstoi

Dikur jetonte një gjysh bashkë me të birin, nusen dhe nipin e vet.

Mirëpo gjendja e tij ishte shumë e keqe. Pothuajse i verbër, i shurdhër nuk kishte mundësi të vetëshërbehej. As të hante nuk mundej. E derdhte të gjithë gjellën në dysheme dhe bëhej vazhdimisht pis. Ndonjëherë i rrëzohej pjata poshtë dhe thyhej.

Djali dhe nusja mendonin se jeta që bënin ishte e padurueshme. E detyruan plakun të hante në një qoshe pranë oxhakut. Madje i dhanë dhe një pjatë prej druri që të mos i thyhej.

Një ditë, nipi i vogël seç ndreqte diçka me ca copëza druri. Kur i ati e pyeti se çfarë ishte ajo që po bënte, ai i tha:

- “Po bëj ca tase prej druri që kur të plakeni të hani ti dhe mami”.

Qysh nga ajo ditë gjyshi u ul përsëri në tryezë. Askush nuk tha më asnjë fjalë./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top