You Are Here: Home » Mjekësi » Qeliza mëlçie të krijuara nga lëkura e njeriut

Qeliza mëlçie të krijuara nga lëkura e njeriut

Nga Lorena Stroka

Shkencëtarët Britanikë krijuan qeliza mëlçie në mjedis laboratorik me riprogramim blastocitetesh që ishin mbledhur nga lëkura e njeriut, duke hapur kështu rrugën për trajtime të reja të sëmundjeve të mëlçisë.

Siç përmendet në gazetën Journal of Clinical Investigation, hulumtuesit nga Universiteti i Kembrixhit gjetën një mënyrë të re për shmangien e përdorimit të blastociteteve embrionale (që janë bërë objekt i konflikteve politike dhe morale).

Dr. Rashid dhe kolegët e tij morën mostra lëkure nga shtatë pacientë të cilët vuanin nga sëmundje të ndryshme të mëlçisë dhe nga tre individë të shëndetshëm që përbënë grupin e kontrollit. Në vazhdim, riprogramuan qelizat e lëkurës dhe i programuan nga fillimi, me qëllim për të prodhuar qeliza mëlçie që imitojnë sëmundjet e mëlçisë të pacientëve prej të cilëve kishin ardhur. Përdorën të njëjtën metodë për të krijuar qeliza të shëndetshme mëlçie nga grupi i kontrollit.

Duke marrë parasysh mungesën e transplantimit të mëlçisë, studimi britanik rrit mundësinë e zgjidhjeve alternative, ose përmes zhvillimit të barnave të reja, ose nëpërmjet terapisë qelizore.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top