You Are Here: Home » Mjekësi » Seksologji » Pyetjet më të shpeshta rreth seksualitetit

Pyetjet më të shpeshta rreth seksualitetit

                                                                                                                       Nga Lorena Stroka

Seksualiteti i njeriut është një dukuri e ndërlikuar shoqërore, biologjike dhe psikologjike, për shumë arsye (kulturore dhe fetare), prandaj dhe vazhdon të qëndrojë ende në anën e errët të Hënës. Shkenca ka përparuar në shkallë të lartë, madje, deri diku ka arritur t’u jap përgjigje të mjaftueshme e të besueshme problemeve të njerëzve bashkëkohorë që rrënohen vazhdimisht nga turbullesat e tyre emocionale. Përvoja na tregon se pavarësisht numrit të madh të individëve që kanë jetë të ndërlikuar seksuale, vetëm një pjesë e tyre troket në derën e specialistëve.
Për fat të keq, duke mos ditur se çfarë tjetër të bëjnë, shumë njerëz, bien pre e recetave magjike, me prejardhje të lashtë, apo e pilulave të blera nga interneti. Duke injoruar faktin që pilulat e njohura si viagra, cialis, lecitra nuk janë afrodiziake, por, thjesht lëndë që përdoren për uljen e tensionit të gjakut. 
Por më tepër, ata nuk e dinë se cila është mënyra më e mire për të pasur marrëdhënie seksuale të sigurta dhe të shëndetshme. Pyetjet të tilla si: Deri në ç’moshë mund të kryejë seks njeriu? Apo ka ndonjë lloj tabuje mes të rriturve në seks, në qoftë se Po, cili është ajo? Janë vetëm disa prej pyetjeve të shumta që praktikuesit e seksit do donin të mësonin…

Pyetjet më të zakonshme janë:
• Orgazma e gruas perceptohet nga burri?
• Sa ndikon hyrja vaginale ose klitori në orgazmën e gruas?

• Fëmijët dhe adoleshentët duhet të jenë të informuar rreth seksit?
• Sa i rrezikshëm është interneti për qasjen e lehtë të të rinjve në faqet e tyre me përmbajtje seksuale apo pornografike?

• Si ndahet seksi nga erosi dhe dashuria? Kur seksi e ndihmon një lidhje dhe kur jo?:
• A është i domosdoshëm seksi i mirë për ruajtjen e jetëgjatësisë martesore?
• Fëmijët në familje duhet të shohin prindërit e tyre të zhveshur?
• Si të flasim për seksin me fëmijët tanë?
• Homoseksualiteti mund të cilësohet si sëmundje ç’ekuilibrim hormonal, dëmtim gjenetik, apo orientim seksual normal?

• Në Mesjetë, njerëzit bënin më lirshëm seks se sa  bashkëkohorët?

• Pse mbizotëroi modeli monogamik, dhe pse meshkujt reagojnë më keq në një tradhti të mundshme?

• Pse meshkujt duan seks dhe femrat marrëdhënie më të gjatë (fejesë, martesë)?
• Cili është ndryshimi midis dëshirës seksuale të burrit dhe të gruas?
• A ka barazi në jetën seksuale të çifteve moderne?
• Përse në lidhjet afatgjate zbehet dëshira seksuale?

• Cilat sëmundje organike shoqërohen me paaftësi seksuale?
• Kur zemra dhe medikamentet pengojnë seksin?
• Përse seksi është i rëndësishëm përgjatë gjithë jetës se njeriut dhe jo vetëm për të pasur fëmijë?

• Paaftësia seksuale është paralajmërim për sëmundjet e zemrës?
• Si duhet të marrë barna dikush për të përmirësuar jetën e vet seksuale?
• Kur bëjnë efekt (ilacet) dhe kur janë të paefektshme dhe pse?
• Kur një dështim seksual konsiderohet problem dhe kur jo?

• Çfarë është ajo që pengon lirshmërinë, por, dhe kënaqësinë e sotme seksuale?

• Si të parandalojmë përkeqësimin e problemeve seksuale?
• Cilat teste mund të provoj në shtëpi me qëllim që të vetëvlerësoj problemin tim seksual, por, dhe të informohem për shkallën e seriozitetit të tij?/AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top