You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » ÇFARË ËSHTË TREPANCIONI DHE PËRSE E PËRDORNIN PARAARDHËSIT TANË?

ÇFARË ËSHTË TREPANCIONI DHE PËRSE E PËRDORNIN PARAARDHËSIT TANË?

albstroka-blog-shkrime-nga-lorena_stroka_gazetare_përkthyese_poete_shqiptare-biografia-wikipedia-fotoNga Lorena Stroka

Mijëra vjet më parë, kur teknologjia ishte ende një term i panjohur për botën tonë, njerëzit detyroheshin të shpiknin mënyra të ndryshme për trajtimin e sëmundjeve kërcënuese. Një ndër më të njohurat e asokohe ishte dhe Trepancioni (hapje vrime në kockë), i cili daton që nga epoka Neolitike. Megjithëse sot dimë mjaftueshëm rreth kësaj teknike, disa gjetje të reja arkeologjike, jo vetëm i ndërlikojnë gjërat më shumë, por, krijojnë edhe një mister gati të pashmangshëm rreth shpimit në fjalë.

Çfarë është trepancioni?

Trepancion quhet teknika kirurgjikale, e cila përdoret për shpimin e kafkës së pacientit, me qëllim qasjen në tru. Shpimi kryhej me trapan, ose thikë improvizore prej stërralli. Vrimat e bëra me trapan kishin formë rrethore, ndërsa ato me thikë, formë katrore.

Kur dhe ku u shfaq për herë të parë?

Sipas gjetjeve arkeologjike, trepancioni u praktikua për herë të parë në Ukrainë, rreth 8000 vjet para erës së re. Gjithsesi, gjurmë të kësaj natyre janë identifikuar edhe në vende të tjera si, Rusi, Gjermani, Greqi, Afrikë, Amerikë dhe Mesdhe. Madje thuhet se para Galenit, “ati i mjekësisë”, Hipokrati, e kishte përmendur hollësisht në njërën prej shkrimeve të tij, me titull: “Rreth traumave të kokës.”

Përse përdorej?

Ekspertët  e fushës hamendësojnë se qëllimi i përdorimit ishte trajtimi i plagëve, hematomave dhe problemeve mendore. Ndërkohë, disa zbulime arkeologjike të kryera në Afrikë dhe Polinezi dëshmojnë se teknika e mësipërme përdorej më së shumti për trajtimin e dhimbjeve të kokës.

Gjetjet e reja

Gjithçka filloi në vitin 1997, kur gjatë një gërmimi në pjesën jugore të Rusisë, arkeologët zbuluan 35 eshtra njerëzish. Varrimet që ishin bërë nga viti 3000 – 5000 p.e.r., fshihnin një surprizë të pakëndshme. Në njërin prej varreve u gjetën tre burra, dy gra, një adoleshente dhe një foshnjë. Të gjithë, përveç foshnjës, kishin vrima në pjesën e sipërme të kafkës.

Misteri

Katër kafkat e gjetura në Rusi ishin shpuar në një pjesë tepër delikate. Pakujdesia më e vogël gjatë procesit të shpimit, mund të shkaktonte dëmtime të pariparueshme, akoma dhe vdekjen e vetë pacientit. Gjetjet e reja ngjasonin shumë me ato të vitit 1974, kishin vrima identike. Një tjetër element i rëndësishëm që nuk kaloi pa u vënë re nga shkencëtarët, ishte fakti që të gjithë personat me kafkë të shpuar, kishin qenë plotësisht të shëndetshëm, dhe se vdekja e tyre erdhi si pasojë e ndërhyrjes kirurgjikale. Si shpjegohet që njerëzit e shëndetshëm pranonin t’i nënshtroheshin shpimit në pjesën më të ndjeshme të trurit, kur nuk e kishin aspak të nevojshme?/albstroka.com/Cila është e vërteta?

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top