You Are Here: Home » Mjekësi » PSE NUK DUHET TA SHUANI ETJEN GJATË NATËS ME UJË TË NDENJUR?

PSE NUK DUHET TA SHUANI ETJEN GJATË NATËS ME UJË TË NDENJUR?

ALBSTROKA-BLOG-LORENA-STROKA-FOTO-SHKRIME-BIOGRAFIA-JO-UJIT-TE-NDENJURNga Lorena Stroka

Kush është ai që pasi futet në shtrat, merr mundimin të shkojë deri në kuzhinë për të shuar etjen gjatë natës me ujë të rrjedhshëm? Vetëm ai që vuan nga pagjumësia ose ka fëmijë të vegjël. Të tjerët, kanë zbuluar një mënyrë tjetër, disi më praktike: janë mësuar të mbajnë mbi komodinë një gotë me ujë për raste të tilla. Mirëpo sa i dobishëm mund të jetë ky ujë?

Sipas specialistëve, uji i mbajtur në gotë për disa orë, fsheh mjaft rreziqe të panjohura. Po ta keni vënë re, shija e tij sa vjen e tjetërsohet. Pse ndodh kjo? Përderisa uji ndryshe nga ushqimet, nuk përmban sheqerna apo proteina, të cilat mund të kontribuojnë në rritjen mikrobike, është e sigurt që nuk janë mikrobet ato që përgjegjësohen për shijen e çuditshme të ujit.

Shpjegimi gjendet gjetkë!

Uji i lënë në gotë për orë të tëra, mund të mbledhë grimca pluhuri dhe bakterie nga ajri i dhomës, sidomos nëse mjedisi nuk ventilohet në mënyrë adekuate. Gjithashtu kur uji ekspozohet në ajër, thith shumë dioksid karboni, një pjesë e vogël e të cilit më pas konvertohet në acid karbonik. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë se kur uji ekspozohet në ajër për një kohë të gjatë, ka gjasa të pësojë ndryshime në strukturën kimike.

Herën tjetër kur të keni etje, mendohuni dy herë, para se të zgjasni dorën e të merrni gotën me ujë të ndenjur… më mirë preferoni ujin e blerë në shishe!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top