You Are Here: Home » Kuriozitete » PSE NË DISA VENDE NDALOHET TË VDESËSH?

PSE NË DISA VENDE NDALOHET TË VDESËSH?

albstroka-ku-dhepse-ndalohet-te-vdesesh-albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-gazetareNga Lorena Stroka

Si mund të ndalosh vdekjen?! Si mund të sundosh ligjet e natyrës?! Si mund të ndërtosh një realitet të ri?! Si mund të imponosh të pamundurën?! A mundet njeri t’u përgjigjet prerazi këtyre pyetjeve?! Disa besojnë se po!

Që nga viti 1999, në gjashtë qytete të botës ndalohet rreptësisht të vdesësh. Dënimi për të gjithë ligjshkelësit është gjobëvënia dhe rritja e taksave. Megjithëse tingëllon disi qesharake, a ka ndonjë logjikë bindëse pas një vendimi të tillë?

Në një qytezë mesjetare të Kalabrisë, më konkretisht në Celia, e cila shtrihet në pjesën jugore të Italisë, jetojnë 537 banorë. Në vitet 60-të popullsia vendase ishte tri herë më e lartë e më e re se sa sot.

Muajin e kaluar, si përgjigje ndaj krizës demografike, kryetari i komunës nënshkroi Dekretin 11, sipas të cilit: “ndalohet të sëmuresh brenda territorit të komunës. Ata që egoistikisht refuzojnë të marrin masat e nevojshme dhe bien ndesh me ligjin, janë të detyruar të paguajnë një shumë prej 10 eurosh në vit.”

Për shkak të shkretëtirëzimit vijues të disa qyteteve italiane: “ata që nuk kujdesen për shëndetin e tyre, apo e vënë në rrezik atë, do të dënohen me më shumë taksa.”

Nga ana tjetër, Celia nuk është i vetmi qytet që përpiqet të dëbojë vdekjen me çdo kusht, në listë ekzistojnë dhe disa të tjera.

Gjatë viteve të fundit, masa të ngjashme janë ndërmarrë në Sarpourenx (2008, Francë), në Lanjaron (1999, Spanjë), Falciano del Massico (2012, Itali) etj., etj.

Po të bëjmë një prapavajtje historike, do të shikojmë se ndalimi i vdekjes nuk është diçka e padëgjuar më parë. Në shek. 5-të p.e.r., Thukididi shkroi se në ishullin e Delos, ndalohej të lindje apo të vdisje. Sipas legjendës kjo ndodhte për arsye se në atë ishull kishin lindur disa zota, si Apolloni.

Të gjitha varret e atyre që kishin vdekur në Delos u shkatërruan dhe përmes një shpalljeje të re, u vendos që në të ardhmen të mos lejohej më asnjë vdekje. Të gjendurit në prag të lindjes apo vdekjes transportoheshin në një zonë të afërt për finalizim procesi./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top