You Are Here: Home » Kuriozitete » Pse gjethet në vjeshtë bëhen të kuqe?

Pse gjethet në vjeshtë bëhen të kuqe?

Nga Lorena Stroka

Ndryshimi i ngjyrës së gjetheve në vjeshtë por dhe zhveshja tërësore e pemëve pas pak kohe, është një imazh i njohur tek të gjithë ne.

Kohët e fundit, shkencëtarët, iu përgjigjën pyetjes se pse bimët shpenzojnë energji për të prodhuar një pigment të kuq për gjethet, përderisa pas pak kohe ato bien…

Ndërkohë që gjethet “vdesin”, klorofili brenda tyre, që përdoret për fotosintezë ulet ndjeshëm, kështu pigmentet e verdha dhe portokalli bëhen më të dukshme, megjithatë disa prej tyre prodhojnë vetvetiu një lloj pigmenti të ri (të kuq).

Edhe pse mund të duket absurde, bima nuk vendos papritmas të harxhojë energjinë e saj, pa arsye, kjo është pjesë e mbijetesës së tyre.

William Hoch, pedagog i Universitetit të Montana-s konstatoi se pigmenti anthocyanin, kishte një veçori, e cila i lejonte bimët të dërgonin lëndë ushqyese në rrënjët e tyre, për dimrin që vijonte. Në rast se pengonin bimët që ta prodhonin, gjethet e tyre bëheshin shumë të ndjeshme ndaj diellit.

© Ndalohet ribotimi i shkrimit pa autorizimin e autores.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top