You Are Here: Home » Kuriozitete » PROVOI RECETËN “MAGJIKE” DHE PËRFUNDOI PA… ORGAN GJENITAL!

PROVOI RECETËN “MAGJIKE” DHE PËRFUNDOI PA… ORGAN GJENITAL!

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-cila-eshte-receta-magjike-per-zmadhimin-e-organit-gjenitalNga Lorena Stroka

Në ditët tona, përmirësimi i pamjes së jashtme nuk shihet më si një veprim i dënueshëm, mjafton të mos kryhet në mënyrë të ekzagjeruar dhe me receta rastësore, si zotëria më poshtë…

Një burrë 50 vjeçar në përpjekje për të ndryshuar përmasat e organit të vet gjenital, humbi dhe atë që kishte.

Në mënyrë të veçantë, ai bënte për 5 vjet rresht injeksione me vaj ulliri për të parë një ditë të bardhë, mirëpo, në vend të bardhësisë, shihte veç zinë e dhimbjeve që dita ditës bëheshin gjithnjë e më të padurueshme. Pak javë më parë shkoi në spitalin më të afërt të zonës së vet, për ndihmë të specializuar mjekësore. Aty, mjekët i diagnostikuan disa tumore malinje dhe përhapje infeksioni në pjesën delikate të organit gjenital. Për shkak të gjendjes së rënduar të pacientit, kirurgët u detyruan të përshpejtonin procesin e amputimit (prerjes) të organit gjenital…

Shumë tajlandezë pretendojnë se përmes injektimit të vajit të ullirit, dyllit të bletës dhe silikonit mund të arrihet përforcimi i mashkullorësisë. Bëhet fjalë për një metodë tejet të skajshme, gati-gati kërcënuese për jetën që duhet shmangur me çdo kusht./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top