You Are Here: Home » Gnomonologji » Prova më e qartë e jetës superiore është… qetësia! Përparimi moral sjellë çlirimin e trazirave të brendshme. Është shumë më mirë të vdesësh nga uria pa qenë i rënduar prej keqardhjes dhe frikës, se sa …

Prova më e qartë e jetës superiore është… qetësia! Përparimi moral sjellë çlirimin e trazirave të brendshme. Është shumë më mirë të vdesësh nga uria pa qenë i rënduar prej keqardhjes dhe frikës, se sa …

albstroka-thenie-lorena-stroka-gazetareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

  • Prova më e qartë e jetës superiore është… qetësia! Përparimi moral sjellë çlirimin e trazirave të brendshme. Është shumë më mirë të vdesësh nga uria pa qenë i rënduar prej keqardhjes dhe frikës, se sa të jetosh mes bollëkut, i mbushur plot me ankth, frikë, mosbesim dhe dëshirë të papërmbajtur.

  • Vetë gjërat nuk na dëmtojnë apo pengojnë. As njerëzit e tjerë nuk na pengojnë. Ato që na krijojnë probleme janë qëndrimet dhe reagimet tona ndaj tyre. Akoma dhe vetë vdekja nuk është diçka e madhe. Perceptimi ynë rreth vdekjes, pra, ideja se vdekja është e tmerrshme, është ajo që na shkakaton tmerr. Mos kini frikë nga vdekja apo dhimbja. Frikë të keni vetëm nga frika e vdekjes dhe e dhimbjes./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top