You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PRODUKTI QË PËRDORIN TË GJITHA INDIANET PËR FLOKË SUPER TË GJATA E TË SHËNDETSHME

PRODUKTI QË PËRDORIN TË GJITHA INDIANET PËR FLOKË SUPER TË GJATA E TË SHËNDETSHME

ALBSTROKA-BLOG-SEKRET-I-INDIANEVE-PER-FLOKE-SUPER-TE-GJATA-E-TE-SHENDETSHME-SHKRIME-RECETA-KESHILLA-BUKURIE-NGA-LORENA-STROKA-BIOGRAFIA© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Indianet nuk njihen vetëm si femrat me flokët më të gjata në botë, por, dhe më të shëndetshme njëkohësisht. Mendoni se është është vetëm çështje gjenesh, apo dhe ndërhyrja njerëzore diçka arrin të bëjë?!

Sekreti i tyre është një formulë “magjike”, më konkretisht, një lloj vaji, i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejt rritjen dhe dendësimin e flokëve.

Vaji në fjalë, fitohet nga një bimë e familjes Bacopa monnieri, e njohur ndryshe si Brahmi.

Si mund ta përdorni?

Mënyra më e thjeshtë është të përzieni së bashku 2 lugë gjelle vaj brahmi me 2 lugë gjelle vaj kokosi dhe pastaj ta aplikoni në flokët tuaja (rreth 1-2 orë) para se të laheni.

Në mënyrë të veçantë:

Vaji (brahmi) përmirëson gjendjen e flokëve brenda disa javëve.

Redukton rënien e flokëve, ushqen rrënjët dhe përshpejton zgjatjen e tyre.

Nxitë shkëlqimin/trashjen e fijeve dhe zvogëlon shfaqjen e majave dyshe.

Parandalon shfaqjen e zbokthit si dhe hidraton lëkurën e kokës.

Më e mira e të gjithave është gjetja e lehtë e këtij produkti. Shitet në pjesën më të madhe të  farmacive anembanë botës./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top