You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PRODUKTET QË ZBARDHIN DHËMBËT NË MËNYRË NATYRALE

PRODUKTET QË ZBARDHIN DHËMBËT NË MËNYRË NATYRALE

produktet-qe-zbardhin-dhembet-lorena-strka-shkrime-gazetare-albstroka-blog© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve kudoqofshi dhe me këdoqofshi…

Para se të hyjmë në thelbin e shkrimit dua t’ju informoj se nga data 14 do të shkëputem për disa ditë, ndoshta dhe javë nga fb, për arsye studimesh, do të jem në Holandë për një program veror mbi psikopatologjinë. Ndërsa faqja do të funksionojë si zakonisht, çdo ditë do të postohen shkrime të reja nga administratori tjetër i faqes. Prandaj, në rast se bëni ndonjë pyetje në fb dhe nuk merrni përgjigje, ta dini se arsyeja është mungesa ime. Kaq lidhur me këtë temë…

Thonë se nuk ka aksesor më të mirë se sa një buzëqeshje shkëlqyese. A është e lehtë ta kenë të gjithë, në qoftë se po, në ç’mënyrë? Përveç zbardhjes që kryhet tek detisti, ka dhe shumë metoda të tjera me produkte që të gjithë keni në shtëpitë tuaja. Në mënyrë të veçantë:

Çokollata e zezë

Është vërejtur se çokollat e zezë forcon smaltin e dhëmbëve si dhe parandalon krijimin e njollava. Falë përmbajtje së tanineve, pengohet ngjitja e bakterieve në dhëmbë dhe krijimi i kariesit.

Për fat të keq, çokollata me qumësht nuk siguron të njëjtat përfitime, pasi ajo është më së shumti e bërë me qumësht dhe sheqer.

Çfarë të bëni? Çdo ditë (pas buke), konsumoni nga një copë të vogël çokollate të zezë dhe pastaj lani dhëmbët. Për zbardhje sa më të shpejtë mos harroni të konsumoni çokollata me përmbajtje të lartë kakaoje deri në 70%.

Luleshtrydhet

Shumica e di që konsumi i luleshtrydheve është mënyra më e mirë për përmbushjen e këtij qëllimi. Ato janë të pasura me vitaminë C, e njohur për luftimin e kariesit dhe acid malik, një enzimë që ofron zbardhje natyrale të dhëmbëve dhe është tepër e efektshme në heqjen e njollave/ ngjyrimeve.

Çfarë të bëni? Shtypni një luleshtrydhe të pjekur mirë dhe përziejeni me pakëz sodë buke derisa të krijohet një pastë e trashë. Përhapeni mbi dhëmbë për rreth 5 minuta dhe pastaj buzëqeshni pa frikë. Përsëriteni vetëm 1 herë në javë.

Frutat e thata dhe farat

Përveçse ndihmojnë në humbjen e peshës, zvogëlojnë rrezikun e diabetit tip 2, sëmundjet kardiovaskulare, parandalojnë sëmundjet inflamatore si: artritin, forcimin e kockave, kontribuojnë në zbardhjen e dhëmbëve etj., etj. Sipas specialistëve, përtypja e tyre eleminon dyngjyrësitë e krijuara dhe kariesin e akumuluar në sipërfaqen e dhëmbëve. Fakti që frutat e thata janë të pasura me kalcium, magnez dhe zink, ndihmon në forcimin e dhëmbëve dhe nxitjen e prodhimit të pështymës. Pështyma parandalon erozionin (gërryerjen) e smaltit, prishjen e dhëmbëve si dhe redukton aciditetin e gojës.

Çfarë të bëni? Konsumoni jo më shumë se një grusht fara, bajame, arra dhe susam (të papërpunuara, pa kripë) pas buke. Gjithashtu, bëni kujdes me frutat e thata shumë pasi mund të shkaktojnë thyerje dhëmbësh./albstroka.com/

Mirë u lexofshim në shkrimin e rradhës…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top