You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » PRODUKTE TË REJA KOZMETIKE – BLERJET E DITËS

PRODUKTE TË REJA KOZMETIKE – BLERJET E DITËS

© Lorena Stroka

Përshëndetje të gjithëve!

Kur më pyesin ndonjëherë: “Ti, Lorena, ku i shpenzon më shumë paratë?” Ndryshe nga ç’mund t’u pëlqejë bashkëmoshatareve të mia (udhëtime ekzotike, restorante shumë të shtrenjta, dalje nate et., etj…). Unë, thjesht, u them:  “Në libra, produkte kozmetike dhe… funde”. Reagimet janë të ndryshme, disa e besojnë, dhe disa të tjerë jo. Duke qenë se jam rritur me një frymë të veçantë familjare, ku çdo hap i imi ishte absolutisht i kontrolluar, dhe përparësi kishte VETËM shkolla, normale që tani s’më bëjnë përshtypje këto lloj “luksesh”… Jam e bindur se çdo gjë varet nga mënyra se si je mësuar… Sa për udhëtimet, nuk çmendem dhe aq, pasi thuajse pjesën më të madhe të jetës sime po e kaloj jashtë… më shumë mall kam për vendlindjen se sa për dheun e huaj…

Gjatë daljes sime të djeshme, bleva dhe këto (jo për ndonjë gjë, por s’bën të kthehesh duar-thatë në shtëpi)… E kam si PARIM, sa herë që dal jashtë, blej patjetër diçka, jo domosdoshmërisht të shtrenjtë. Më pëlqen të provoj produkte të reja, dhe të mos mjaftohem vetëm me një lloj specifik./AlbStroka.com/

1 HIGH COVER foundation/ bazë makijazhi, kremoz, i butë dhe me mbulim të lartë, (14. 99 euro)

1 LIPLINER/laps buzësh  ngjyrë FUCHSIA PASSION, (4. 25 euro)

1 FACE POWDER/pluhur fytyre, (5, 30 euro)

1 NAIL POLISH REMOVER with oil/heqës manikyri me vaj MAREL, (2 euro)

1 TWEEZER ARROW/heqëse vetullash, (3. 15 euro)

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top