You Are Here: Home » Kuriozitete » KOPSHTET E TURPIT!

KOPSHTET E TURPIT!

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-1Nga Lorena Stroka

Në shekujt e kaluar, imazhi i i kopshteve zoologjike, ishte krejt i ndryshëm nga ç’është sot, veçanërisht gjatë viteve 1870-1920 ato njohën një “lulëzim” të paparë, jo për shkak të shumëllojshmërisë së specieve që strehoheshin në këto ambiente, por, për shkak të bindjeve raciste që drejtuesit e tyre mundoheshin të promovonin me çdo kusht.

Asokohe besohej se të bardhët qëndronin më lart se njerëzit me ngjyrë, dhe se këta të dytët ishin të paditur në çdo drejtim. Kopshtet zoologjike, të cilat ishin pjesë e ekspozitës së botës, tërhiqnin përditë luzma të tëra vizitorësh për të kundruar nga afër… inferiorët!

Banori më i njohur i këtyre kopshteve, mundësi Ota Benga, udhëtoi nga Kongoja për në Amerikë, vetëm dhe vetëm për t’u bërë pjesë e një ekspozite të tillë, e cila në thelb nuk ishte gjë tjetër veçse një shfaqje me karakter tallës dhe poshtërues ndaj personave me ngjyrë. Kur mbaroi e gjithë kjo, Benga u përpoq të kthehej pas, por, shumë shpejt ndjeu-kuptoi se asgjë nuk mund të ishte më njësoj për të. Më vonë, “specialistët” vendosën ta bënin banor të përhershëm të kopshtit zoologjik në Bronks. Aty ai kaloi pjesën tjetër të jetës së tij mes majmunëve dhe orangutangëve. Sot, këto lloje “kopshtesh” konsiderohen turp për qytetërimin perëndimor!/albstroka.com/

© AlbStroka.com

albstroka-blog-lorena-stroka-4albstroka-blog-lorena-stroka-5albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-3

albstroka-blog-lorena-stroka-shkrime-2

 

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top