You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » Pollyanna grows up!

Pollyanna grows up!

Nga Lorena Stroka

Gjithmonë, në prag festash, papritmas na mbërthen një farë melankolie. Edhe pse mund të mos kemi ndonjë problem serioz, i shohim gjërat me pak pesimizëm, dhe kjo nuk është aspak pozitive. Një mënyrë e mirë pra për të ndryshuar disi gjendjen tonë shpirtërore është… të lexuarit, sigurisht për ata që e pëlqejnë, pasi shumë të tjerë mund të preferojnë të dalin jashtë, të argëtohen, të takohen me miq, pse jo të bëjnë edhe shopping. Mirëpo unë që i përkas asaj kategorisë së atyre që nuk çmenden vetëm pas shëtitjeve të tepërta, preferova të lexoj një libër të mrekullueshëm (sipas shijeve të mia). Qysh dje kam filluar të rilexoj historinë e Polianës. Poliana, është një personazh shumë i njohur, në këtë libër ajo nuk është më vogëlushja naive, që luante “lojën e gëzimit”, siç e kishte mësuar i ati. Tashmë, Poliana është rritur, ka zgjeruar rrjetin e miqve të saj dhe përgatitet të krijojë familjen e vet bazuar në një dashuri të madhe… Autorja e librit është shkrimtarja e mirënjohur Eleanor Porter. Lexim të këndshëm!

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top