You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PO TË MË DOJE…

PO TË MË DOJE…

Shqipëroi: Lorena Stroka, Roehampton University, UK

V. Anagnostou

Vërtet, po të më doje, as vetë s’e di se çfarë do të bëja për ty?!

E pakta që do të mundja, do të ishte të bëhesha më i mirë, të ngjitesha më lart, të, të, të…

Tani nuk dua të jem asgjë nga të mësipërmet, dua të qëndroj ky që jam në të vërtetë… Për të mos thënë që kam ndërmend të përkeqësohem.

Pardje (e mban mend?) më pyete nëse të konsideroja të gjallë, dhe thashë po. Eh, pra, Jo. Je e vdekur! Sado që ditë-natë hidhesh e përdridhesh diskotekave. Asgjë. Je e vdekur. Absolutisht. Nga rinia jote e humbur s’ke për të mbajtur mend asnjë çast marrëzie. Nuk do të kesh luksin e asnjë pendese. Siç e shikon, ti bën gjithmonë të drejtën.

Nejse. Veç një gjë dua të dish. Nuk më vjen keq që të ofroj jen time dhe ti e refuzon. Më vjen keq që askujt tjetër s’dua t’ia ofrojë. Dhe kështu më duket e parëndësishme./AlbStroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top