You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PLAKU DHE FSHATI

PLAKU DHE FSHATI

albstroka-8Shqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Njëherë e një kohë, në një fshat të largët, jetonte një plak. Ishte një prej njerëzve më fatkeqë në botë. I tërë fshati ishte lodhur prej tij, nuk kish ditë që të mos qahej e ankohej për humorin e tij të keq. Sa kalonin vitet, aq më helmatar bëhej...
Bashkëfshatarët i shmangeshin, sepse palumturia e tij bëhej ngjitëse!
Ishte e panatyrshme të shprehje gëzimin para tij. Gjithmonë krijonte një ndjenjë keqardhjeje tek të tjerët!

Por, një ditë prej ditësh, kur mbushi të tetëdhjetat, ndodhi diçka e pabesueshme! Papritmas të gjithë mësuan lajmin e ri: plaku ndihet i kënaqur dhe nuk ankohet për asgjë, fytyra i shkëlqen nga gëzimi! U mblodh i tërë fshati dhe e pyeti:
– “Ç’pate?”
– “Asgjë të rëndësishme”, u tha ai. “Tetëdhjetë vjet përzija këmba-këmbës lumturinë, por, më kot. Tani, vendosa të jetoj pa të, dhe të gëzoj çdo çast që më ka mbetur. Prandaj jam i lumtur!”/albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top