You Are Here: Home » Mjekësi » Bukuri » Pini sa më shumë ujë!

Pini sa më shumë ujë!

Nga Lorena Stroka

Doni të humbisni peshë dhe të keni një lëkurë sa më të shëndetshme? Doni të rrisni metabolizmin tuaj, ndërsa paralelisht të mbroni artritet tuaja? Doni të reduktoni apo të sekretoni toksinat nga organizmi juaj? Përgjigja është një. PINI SA MË SHUMË UJË!

Uji e ndihmon trupin që të metabolizojë dhjamin, ndërsa rregullon temperaturën e tij, duke larguar toksinat. Por mbi të gjitha uji, funksionon si  transportues i lëndëve ushqyese (karbohidrateve, proteinave, yndyrnave) dhe oksigjenit për absorbimin dhe përdorimin e vitaminave dhe metaleve.

Për sa i përket të gjithë atyre që e kanë të vështirë të konsumojnë sasi të mëdha uji, ekzistojnë mënyra të ndryshme alternative të cilat ofrojnë të njëjtat dobi me ujin, për shembull shtoni në menunë tuaj të përditëshme  konsumin e frutave, perimeve dhe pijeve si:

  • lëngje frutash
  • kafe
  • çaj
  • kamomil

Ndiqni disa udhëzime bazë me qëllim “shuarjen e etjes” së trupit tuaj:

  • Kur zgjoheni, fillojeni ditën tuaj me një gotë ujë.
  • Mbani një shishe me ujë të ftohtë në frigorifer.
  • Gjithmonë mbani me vete një shishe me ujë të freskët.
  • Shmangni konsumin e tepërt  të pijeve me përmbajtje kafeine.
  • Pini pak ujë në rast se qëlloni në ndonjë burim të rrjedhshëm.
  • Pini një gotë ujë në çdo vakt, akoma edhe nëse pini pije tjetër.
  • Në qoftë se keni uri, pini një gotë ujë para se të konsumoni snak.
  • Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime.
  • Hani një pjatë supë para vaktit të drekës.

© Ndalohet çdo ribotim i pa autorizuar.

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top