You Are Here: Home » Mjekësi » Pija magjike e Harry Potter-it

Pija magjike e Harry Potter-it

Nga Lorena Stroka

Lëng kungulli. Kjo ishte pija magjike e nxënësve të shkollës Hogwarts dhe jo pa të drejtë, pasi vlera ushqyese e kungullit është mëse magjike për shëndetin tonë. E vërteta është se tradicionalisht, gjyshet e përdornin kungullin kryesisht për bërje byreku. Në ditët e sotme, kungulli ka “nderim” të veçantë për shkak të vlerës së lartë ushqyese që ai ka.

Vlera ushqyese e pijes është e madhe, pasi përbërësi kryesor i saj është kungulli i zier ose i papërpunuar gjithashtu, dhe lëngu i mollës. Preferoje, pra, këtë lëng frutash në qoftë se të pëlqen shija e pjeprit, pasi është shumë e ngjashme me atë.

Së fundi, guxoni të shtoni në gjellën tuaj copëza kungulli të kuq në fasule bashkë me pak hithër. Jep shije të freskët./AlbStroka.com/

© Albstroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top