You Are Here: Home » Kuriozitete » Peshq të pazakontë!

Peshq të pazakontë!

Nga Lorena Stroka

Një “koleksion” të çuditshëm peshqish që gjenden në brigjet e Grenlandës, zbuloi rastësisht një peshkatar. Bëhet fjalë për peshq që kanë  dhëmbë të mprehtë, prerje të pazakontë por edhe “shpata” mbi kokë. Gjithësej 38 lloje të ndryshme peshqish i kanë nxjerrë nga oqeani dhe i kanë transportuar në Muzeun e Historisë Natyrore të Danimarkës për t’u egzaminuar nga specialistë të ndryshëm. Tashmë, dhjetë prej tyre i janë nënshtruar ekzaminimit, është e rëndësishme të citojmë se shumica e peshqve të gjetur vjen nga Grenlanda, ndërsa pjesa tjetër e tyre nga brigje të tjera.  Shkencëtarët mendojnë se këto lloje të çuditshme peshqish u gjendën për shkak të rritjes së peshkimit përreth brigjeve të Grenlandës./AlbStroka.com/

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top