You Are Here: Home » ENCIKLOPEDI + » ANTOLOGJI » PËRULJE para penave të tilla

PËRULJE para penave të tilla

Shpirtrat e humbur – Përktheu: Lorena Stroka

(Pjesë nga kapitulli i parë i librit “Shpirtrat e humbur”)

“Shkurt, 1945. Vajza ndjeu të ftohtin tek i ngjitej në këmbë dhe shtrihej lehtë në shpatullat e saj. U mundua të rehatohej në sediljen e përparme, që të shihte më mirë jashtë. U përqëndrua në soditjen manhitëse të peizazhit të veshur me dëborë, por nuk vërente asnjë krijesë të gjallë. Bën i ftohtë i tmerrshëm jashtë, mendoi, ndërsa i shkoi ndërmend të zbriste nga makina dhe të rihynte në shtëpi.

Nga ana tjetër nuk guxonte të zbërthente asnjë fjalë, një lot rrëshqiti në mollzën e saj, ndërsa burri që ndodhej në sediljen e shoferit mundohej të ndizte makinën. Rrudhi buzët dhe ktheu vështrimin gjetkë, që të mos i dukej loti. U tremb se mos nevrikosej shumë. Shikonte shtëpinë pranë makinës dhe kërkonte me sy vajzën tjetër, por e vetmja krijesë e gjallë që arriti të shikonte ishte Snuduri, qeni. Flinte i shtrirë në shkallët e hyrjes së shtëpisë. Befas, kafsha u ngrit në këmbë duke ngulitur sytë mbi të. Vogëlushja i dërgoi një buzëqeshje të lehtë. Qeni u rishtri dhe mbylli sytë.

Makina bëri para fuqishëm, dhe burri ngjeshi shpatullat pas sediljes…”

***                ***                 ***

Thora, një juriste e njohur nga cikli i të keqit, kësaj rradhe thirret të qartësojë çështjen e shfaqjes së fantazmave në new age, një vend turistik në perëndim të Islandës. Çeshtja ka të bëjë me dy vrasje makabr. Gjërat ngatërrohen akoma më shumë, për shkak të sekreteve që mbajnë njerëzit në zonën turistike, shtjellimi i tyre gradual do të çojë në zbulime të jashtëzakonshme dhe tronditëse…

Irsa Sigurdhardotir lindi më 1963, inxhiniere në profesion. Është ndër të paktat që kombinon realitetin bashkëkohor me hetimin plot mister të historisë së hershme të vendit të saj. Libri është fantastik dhe duket që është shkruar nga një penë mjeshtërore, që di se si të të rrëmbejë në botë të panjohura emocionesh, jo padrejtësisht është konsideruar si një nga shkrimtaret më të mira të Skandinavisë. Ajo ç’ka të lë pa frymë gjatë leximit të veprave të saj është përshkrimi i detajuar i personazheve dhe lëvizjeve të tyre. Ndërsa lexon librin magjia e ndërthurjes së jashtëzakonshme të bën të përfytyrosh pamje të papërsëritshme

© www.AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top