You Are Here: Home » Kuriozitete » PËRNDEZJE MBRETËRORE (I)

PËRNDEZJE MBRETËRORE (I)

albstroka-blog-lorena-stroka-biografia-foto-perndezje-mbreteroreNga Lorena Stroka

Në ciklet aristokratike, arti i joshjes dhe aftësia e përndezjes së meshkujve të pushtetshëm, përbënin kritere themelore për të qenë një dashnore me ardhmëri premtuese, ndërkohë që mbretëreshat dhe princeshat duhej të ishin shembuj morali dhe përkushtimi të pashoq ndaj familjes dhe rrethit shoqëror.

Pushteti i mbretëreshës përcaktohej ekskluzivisht nga pjelloria e saj, edhe pse pas perdeve të mbyllura, zonjat e para të sundimtarëve nuk menaxhonin vetëm edukimin e fëmijëve dhe çështjet shtetërore… por, dhe të tjera, paksa më pikante…

Disa prej tyre, e patën të vështirë t’i qëndronin besnike protokollit, dashur, padashur iu dorëzuan tundimeve të kohës, duke u bërë njësh me të ndaluarën, paturpësinë, njollosjen e aksiomës që gëzonin…

 Antuaneta-Pasionantja

Megjithëse biografët e përshkruanin si një femër të ashpër e të përhedhur, në të vërtetë, ajo ishte më shumë se kaq. Në jetën e saj personale, prania e meshkujve hamshorë i përforconte vetëbesimin “e plagosur” femëror. Nën mbikqyrjen e një rrjeti të errët agjentësh, Antuaneta u detyrua të martohej në moshën 15 vjeçare me dikë që nuk donte, Luigjin XVI, 17 vjeç asokohe… Ftohtësia mes çiftit ishte e dukshme qysh në fillim, fakti që udhëheqësi i fronit francez interesohej më shumë për gjuetinë se sa për nusen e re, bëri që për 7 vjet me rradhë martesa e tyre të mbetej e papërfunduar seksualisht. Mungesa e pasardhëse nxiti akoma më shumë dyshimet e popullit për impotencën e mbretit.

Në shenjë mirënjohjeje për durimin e treguar ndaj gjendjes së krijuar, Luigji XVI, i dhuroi bashkshortes së tij një ndërtesë trekatëshe, strategjikisht të fshehur në një cep të Versajës.

Shumë shpejt brenda dhe jashtë pallatit mbretëror filluan të dëgjoheshin zëra për histori tradhtie, hyrje-dalje meshkujsh të panjohur dhe orgji të mbretëreshës. Gjatë asaj periudhe ajo përjetonte një lidhje pasionante me ushtarakun suedez Hans Axel von Fersen, i cili jo vetëm e vizitonte shepesh pallatin e saj, por, ndonjëherë flinte në një dhomë ngjitur me të sajën.

Lidhja e çiftit të paligjshëm mbahej më së shumti e gjallë përmes letërkëmbimit. Për shmangien e dyshimeve të mundshme, ata përpiqeshin të hidhnin hapa të matura. Letrat që shkëmbenin me njëri-tjetrin shkruheshin vetëm me bojë të padukshme…

Pak më vonë, për shkak të Revolucionit Francez, romanca e tyre do të shkonte drejt fundit. Menjëherë pas burgosjes së çiftit mbretëror, ai bëri të pamundurën për ta liruar, shiti shtëpinë në të cilën banonte, si dhe mori hua shuma të mëdha parash, por, më kot dënimi i saj nuk kishte më kthim./albstroka.com/

© AlbStroka.com

 

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top