You Are Here: Home » Gnomonologji » PËRGJEGJËSIA E PAPËRGJEGJËSISË!

PËRGJEGJËSIA E PAPËRGJEGJËSISË!

albstroka-blog-lorena-stroka-gazetare-shkrimtare-poete-perkthyese-shqiptareShqipëroi: Lorena Stroka – Roehampton University, UK

Sa herë që shihesh në pasqyrë, mëso ta vështrosh veten në sy. Mos iu shmang atij vështrimi, është vështrimi i përgjegjësisë. Përgjegjësisë për këtë që je, për këtë që u bëre.
Po, ti je përgjegjës, jo për mishin tënd, por, për pamjen e syve të tu, për çiltërsinë e tyre, për mënyrën se si vështron: “Sytë janë pasqyra e shpirtit”, një shprehje e stërthënë në vite, por, tejet e drejtë.


Rrjedhimisht, pasqyrimi i syve të tu në pasqyrë, është shprehja më e prekshme e pamjes që ke për veten tënde, për shpirtin tënd.

Tek e fundit, cila është ndjenja më e keqe që mund të dallosh tek vetja duke parë thellë në sytë e tu? Ndjenja më e keqe është ajo e vetë-keqardhjes. Ndjenjë e tmerrshme, të mpinë kur e kupton. Dhe atëherë, vetëpyetesh se çfarë shkoi keq, për ç’arsye arrite të mendosh se je një krijesë e zhytur në trishtim, e cila përjetoi vetëm anën e errët dhe të shëmtuar të jetës? Vetëpyetesh gjithashtu se pse u shndërrove në hijen e vetes dhe mëshirën e faktorëve të jashtëm që rrethojnë jetën tënde? Thellësisht, arsyen e di vetëm ti./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2016 AlbStroka.com

Scroll to top