You Are Here: Home » Mjekësi » VETITË SHËRUESE TË LËNGUT TË DOMATEVE

VETITË SHËRUESE TË LËNGUT TË DOMATEVE

vetite-sheruese-te-lengut-te-domateve-albstroka-blog-facebook-lorena-stroka-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Lëngu i domateve është cilësuar si një superfood që nuk duhet të mungojë nga asnjë tryezë shtëpie, pasi është i pasur me vitamina A, K, B1, B2, B3, B5, B6, si dhe me një shumëllojshmëri mineralesh, përfshirë këtu, magnezin, fosforin dhe hekurin. Të gjitha këto komponime i mbajnë organet tona të shëndetshme dhe lëkurën gjithnjë e më rinore.

Mbron shëndetin e sistemit tretës

Domatet janë të pasura me fibra, të cilat i mbajnë zorrët dhe mëlçinë të shëndetshme. Mëlçia sekreton enzima të ndryshme që shpërbëjnë ushqimin e konsumuar. Në këtë mënyrë, duke pirë lëng domatesh, rigjenerohet vazhdimisht. Njëkohësisht, pengon konstipacionin (kapsllëkun) duke rregulluar lëvizjen e zorrës së trashë.

Ndihmon në humbjen e peshës

Në qoftë se përpiqeni të humbisni peshë, filloni të konsumoni lëng domatesh. E hidraton trupin më shumë se çdo frut apo perime tjetër. Ka përmbajtje të ulët natriumi, pak kalori dhe i jep trupit tuaj një dozë të fortë vlerash ushqyese që rrisin normën metabolike.

Mbron nga kanceri

Konsumi i një gote lëng domatesh plotëson të gjitha nevojat tuaja ditore për marrjen e antioksidantëve të domosdoshëm. Likopeni, karatenoidi që i jep ngjyrën e kuqe domateve, është një nutrient i fuqishëm që lufton radikalet e lira. Radikalet e lira janë molekula që shkatërrojnë qelizat e shëndetshme në brendësi. Kjo aktivizon procesin e oksidimit që çon në mutacion qelizor. Dëmtimi oksidativ lidhet me të gjitha llojet e kancerit, duke përfshirë atë të zorrës së trashë, mushkërive, gjirit etj. Gjithashtu, radikalet e lira shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare dhe arteriosklerozë.

Rinon lëkurën

Në qoftë se i përkisni atyre që duan të duken më të rinj nga mosha reale, provoni të pini një gotë lëng domatesh në ditë. Jo vetëm eleminon shenjat e plakjes, por, kontribuon ndjeshëm dhe në zhdukjen graduale të njollave ngjyrë kafe nga lëkura./albstroka.com/

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top