You Are Here: Home » Të ndryshme » Uncategorized » PERANDORI QË I PROVOI TË GJITHA…

PERANDORI QË I PROVOI TË GJITHA…

qin-shi-huang-perandori-qe-i-frikej-vdejes-shkrime-nga-lorena-stroka-facebook-biografia-wikipediaNga Lorena Stroka

Në fund të sundimit të tij, perandori i i parë i Kinës së bashkuar, Qin Shi Huang, kishte filluar t’i frikej së tepërmi vdekjes. Përmes misioneve dhe vizitave të shpeshta që kryente nëpër vende “çudibërëse”, ai kërkonte dëshpërimisht të gjente ilaçin që do t’i falte përjetësinë. Në mjediset e pallatit mbretëror, qindra alkimistë prodhonin gjithfarë preparatesh për të ndryshuar fatin e perandorit. Qin Shi Huang provonte çfarëdolloj ilaçi që i shërbehej, pa shprehur kundërshtimin më të vogël. Tashmë pyetja nuk ishte nëse sundimtari do të arrinte të mundte vdekjen, por ç’eliksir i ri do ta dërgonte në botën tjetër? Përgjigjja u dha në vitin 210 p.e.r., kur Huang vdiq pas marrjes së një doze të lartë merkuri./albstroka.com/Përfundimisht, ai mbeti në histori si Perandori që i provoi të gjitha për të fituar pavdekshmërinë…

© AlbStroka.com

Copyright © 2008-2017 AlbStroka.com

Scroll to top